SONY DO TË SHFAQË 'THE INTERVIEW' NË DISA KINEMA
E Mërkurë, 12.24.2014, 10:08am (GMT+1)
Kompania "Sony Pictures" me bazë në Shtetet e Bashkuara e ndryshoi pozicionin lidhur me filmin që frymëzoi një sulm kibernetik, për të cilin Washingtoni thotë se u krye nga Koreja e Veriut.
"Sony" thotë se filmi "The Interview," një telekomedi lidhur me vrasjen e presupozuar të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong-un, do të shfaqet në disa kinema amerikane, duke filluar nga 25 dhjetori.
Javën e kaluar "Sony" njoftoi se nuk do ta transmetonte nëpër kinema telekomedinë, pasi kompjuterat e saj u bënë pre e një sulmi kibernetik. Hakerët kërcënuan se do të shkaktonin dëme të mëtejshme, në se filmi do të shfaqej nëpër kinema, sipas planit.
Dy kinema, "The Alamo Drafthouse" në Austin të Texas-it dhe kinemaja "The Plaza" në Atlanta të Gjeorgjisë kanë thënë se kanë në plan ta shfaqin filmin.
Drejtori dhe shefi ekzekutiv i kompanisë "Sony", Michael Lynton, tha të martën se kompania ndjehet krenare "që i rezistoi atyre që u përpoqën të shtypin lirinë e shprehjes" dhe se ai shpreson që "ky të jetë vetëm hapi i parë për shfaqjen e filmit" në kinema.
www.voal-online.ch
|