FILMI THE INTERVIEW - SOT NË QINDRA KINEMA AMERIKANE
E Enjte, 12.25.2014, 06:37pm (GMT+1)
Kinokomedia e debatuar The Interview, prodhim i kompanisë Sony Pictures, fillon të shfaqet sot në disa kinema amerikane. Një javë më parë, kompania vendosi të mos e shfaqte filmin në SHBA, për shkak të kërcënimeve për akte terroriste.
Qindra kinema të pavarura dhe disa rrjete të vogla kinemash, do të ndjekin planin e mëparshëm të kompanisë Sony Pictures për shfaqjen e filmit ditën e Krishtlindjes. Fillimisht, Sony tha se filmi "The Interview" do të shfaqej në 200 kinema të pavarura, por pastaj e ndryshoi shifrën, duke e rritur në mbi 300 kinema.
Sony e shpërndau filmin dje përmes disa platformave dixhitale, si YouTube, Google Play dhe Microsoft Xbox. Por njëri nga aktorët që interpretojnë në film, Seth Rogen, tha në Twitter se një kinokomedi shijohet më mirë në një kinema të mbushur me njerëz, "pra, në se keni mundësi, shikojeni filmin në kinema".
www.voal-online.ch
|