NDËRRON JETË ANITA EKBERG - MUZA E FELLINIT - E PAHARRUESHME NË SKENËN ME MASTROIANIN Protagonistja e "Dolce vita" të Fellinit u shua në moshën 83 vjeçare në një spital të Romës
E Djelë, 01.11.2015, 12:18pm (GMT+1)
Voal-online.ch - U shua sot (e dielë) Anita Ekberg. Aktorja suedeze me shtetësi italiane i ka mbyllur përgjithmonë sytë e saj legjendarë në një klinikë në Rocca di Papa, në zonën e Castelli Romani, ku ishte shtruar prej kohësh. Ishte 83 vjeçe.
E famshme në gjithë botën si një prej simboleve të jetës së ëmbël romane - duke qenë protagonistja absolute e filmit përkatës të Federico Fellinit, përkrah Marcello Mastroiannit, e përjetësuar në histori për banjon e saj të hatashme në shatrivanin e Trevit - fontana di Trevi -, artistja jetonte prej shumë vitesh në Genzano, në portat e Romës.
Anita Ekberg kishte lindur në Malmoe më 29 shtator 1931 e kur ishte vetëm 19 vjeçe, më 1950, fitoi titullin Miss Suedia, çka ia hapi rrugën për një karrierë në Hollywood.
Ndryshe nga shumë kolege, Anita u martua vetëm dy herë, me aktorët Anthony Steel e Rick Van Nutter.
Në vitet Shtatëdhjetë u përfol për flirte me Frank Sinatran, Gianni Agnellin e Dino Risin.afp
www.voal-online.ch
|