VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
POLONI - SHTYHET PROCESI PËR EKSTRADIMIN E POLANSKIT E Premte, 04.10.2015, 08:52am (GMT1) Regjisori Roman Polanski dhe Samantha Geimer, e cila pretendon se kur kishte 13 vjeçe ka kryer marrëdhënie me Polanskin Një gjykatë polake e ka shtyer deri më 22 maj procesin gjatë të cilit do të vendoset nëse do të ekstradohet për në SHBA regjisori i njohur, Roman Polanski, raporton Reuters. Polanski kërkohet në Shtetet e Bashkuara për shkak se në vitin 1977 dyshohet për një krim seksual. Gjykatësi Dariusz Mazu, nga gjykata e qarkut në Krakov të Polonisë ka thënë se gjykata do të kërkojë nga autoritetet amerikane më shumë dokumente rreth kërkesës së tyre për ekstradim. rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |