VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËTË VERË DEL ALBUMI I RI I KURT COBAINIT

E Martë, 05.05.2015, 07:57pm (GMT1)

 
Albumi i ri i Kurt Cobainit pritet të publikohet këtë verë dhe raportohet se do të ketë befasi të mëdha.

Brett Morgen, i cili realizoi regjinë e dokumentarit "Kurt Cobain: Montage of Heck", do të bëjë bashkë disa incizime të liderit të grupit "Nirvana" dhe do t'i publikojë gjatë verës.

"Do të bëjmë një album fantastik gjatë verës", ka thënë Morgen për "Bedford+Bowery".

"Me këtë album do të befasojmë fansat e Cobainit sepse do të ketë incizime shumë të mira. Por të jemi të qartë, nuk do të jetë album i Nirvanas, aty do të jetë vetëm Kurti", ka thënë veç të tjerash Morgen.
 
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.