VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
STUDIM I RI - 'BEATLES' NUK KANË BËRË REVOLUCION NË MUZIKË E Mërkurë, 05.06.2015, 11:33am (GMT1) ![]() Ekipet e njohura britanike si The Beatles dhe Rolling Stones vetëm kanë vazhduar trendet muzikore që ekzistonin në kohë të tyre, që do të thotë se këto grupe legjendare nuk e kanë krijuar bazën e muzikës rock and roll. Kështu të paktën thuhet në një studim të fundit të publikuar nga gazeta britanike, "˜Guardian', studim ky që e vë në pikëpyetje ndikimin e vërtetë të këtyre grupeve. Sipas këtij studimi, dalja në skenë e muzikës hip-hop para 30 vjetësh ësht ajo që në të vërtetë ka krijuar lëvizje të madhe në industrinë e muzikës. Studimi është bërë nga një grup i akademikëve të Londres duke u fokusuar në modelet e muzikës në top listat e këngëve më të pëlqyera në SHBA nga viti 1960 deri në vitin 2010. Pjesa dërmuese e studiuesve janë nga Universitetet, "Queen Mary" dhe "Imperial College" të Londres. rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |