VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHQIPTARËT E BASHKUAR NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR NË 'KËMBANËN E PAQES' NË ROVERETO Fotoreportazh nga FLORIM ZEQA E Enjte, 05.14.2015, 07:43am (GMT1) ![]() Ditë më parë në Rovereto (Itali) u mbajt një manifestim briliant, i ideuar nga themeluesi i shoqatës së parë shqiptare në këtë zonë, zoti Alfred Isufi i cili e dhe pse tashmë me banim të përkohshëm në Gjermani, është i pranishëm për 5 vite radhazi në Vall di Colle në ceremoninë e ngritjes së flamurit tonë kombëtar,...në një vend piktoresk që ndodhet ndërmjet liqenit të Gardës e lartësisë me emrin "Këmbana e Paqës" në qytetin Rovereto (Itali), ku bukuria e pejsazhit natyror shpalos edhe madhështinë e një sheshi të bukur me një amfiteatër, ku përgjatë perimetrit të tij valëviten 92 flamuj të shteteve të ndryshme të botës, që simbolizojnë lirinë dhe paqen ndërmjet kombeve. ![]() Të ftuar nga drejtuesit e shoqatave Shqiptare "Besëlidhja" (Rovereto) me kryetar Miltjadh Ziu, shoqata "Vatra"(Ala) me kryetar Sokol Abazaj, shoqata "Shqiponja" (Arco) me kryetar Shkëlqim Danaj, shoqata "Rinia" (Riva del Garda ) me kryetar Erio Korani dhe shoqata "Artisti" (Rovereto) me kryetar dhe njëkohësisht drejtues artistik i manifestimit Aleksandër Kolshi të cilët organizuan një ceremoni të mrekullueshme në frymën kombëtare. Madhështia e këtij sfondi të bukur mes malesh, me flamujt valëvites karshi këmbanës madhështore, me diametër 3.21 m dhe lartësi 3.36 m, e tëra e derdhur në bronx, me mbetjet e topave të 19 shteteve pjesmarrëse në luftë, e realizuar në Trento "Fonderia Colbaccini" në vitin 1924 me peshë 22,6 tonë, shton kuriozitetin e shumë vizitorëve për të shijuar dekoracionin e saj mahnitës. Timpanet e këmbanës me 100 goditjet e saja ç'do mbrëmje përcjellin notën "Si bemol maxhor", në përkujtim të dëshmorëve të rënë në luftërat për liri. Përmirësimi në punim i kësaj këmbane ka përfunduar në vitin 1964. Sheshi ndërkohë mbushet me zërat e fëmijëve të shumtë në numur e të shoqëruar nga prindërit e tyre të ardhur nga dhjetëra kilometra larg për të festuar këtë ditë të shënuar. Ndjenjë dhe kënaqësi e veçantë është të shikosh aq shumë fëmijë shqiptar, edhe pse të lindur në vend të huaj (Itali),...prindërit e tyre i rrisin dhe edukojnë me dashurinë për Shqipërinë dhe trojet etnike, duke i shoqëruar në shkollat dhe kurset e gjuhës shqipe, të cilat funksionojnë në saje të vullnetit dhe atdhedashurisë, përkushtimit të pandalshëm të prindërve dhe aktivistëve të shoqatave të kësaj zone. E veçanta e këtij manifestimi ishte pjesmarrja e dhjetë shoqatave të tjera shqiptare të ardhura nga provinca dhe regjione më të largëta; nga Fermo kryetari shoqatès "Skënderbeg" z. Hamit Korogjafi, nga Treviso nënkryetari i"UNIKOMB" për Diasporë me seli në Zvicër, z. Agim Mulosmani me veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare z. Selim Musaj (kryetar nderi i "UNIKOMB") dhe veprimtarin z. Ilir z.Hoxhaj, e të tjerë, nga shoqata "Shqiponja" Reggio Emilia, kryetari Klodian Cami dhe nënkryatari Haki Maze, kryetarja e shoqatës "Dona Altrove "në Brescia, poetesha Valbona Jakova, përfaqësues të shoqatës "Interaction "(Brescia) Petrit Aliaj , Xhevit Tanushi, nga fakulteti i gjuhëve të huaja nga Brescia studentja Lori Duka, shoqata e "Shkrimtarëve dhe Artistève për Diasporën "dega Itali e përfaqësuar nga Tonin Nilkiolli. Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe presidenti i "Federatës së Shoqatave të Bashkuara Shqiptare në Itali" (F.N.A.I) z, Ndue Lazri. Manifestimin me praninë e tij e nderoi kryetari Bashkisë Rovereto z. Alessandro Miorandi së bashku me presidentin e "Këmbanës së Paqes" z. Alberto Robol etj. Hapja e manifestimit filloj me ngritjen e flamurit tonë kombëtar nga Alfred Isufi, në sfondin e qiellit që kaplon malet për rrethë duket sikur shqiponja me flatra gjatë shpalosjes së flamurit kombëtar me shkabën dykrenare, duke i treguar botës se bijtë e saj edhe pse në dhe të huaj, i kanë rezervuar asaj një vend në altarin e nderit pranë "Këmbanës së paqes". Gjatë ngritjes së flamurit kombëtar, bashkarisht të gjithë pjesmarrësit me emocione e kënduan hymnin tonë kombëtar; "Rreth flamurit të bashkuar...." Pas ngritjes së flamujve fillon pjesa e programit artistik. Moderatorët e programit fillimisht e ftojnë poetën Lumturi Plaku e cila reciton poezinë e legjendës së flamurit. Laramania e kësaj feste të bukur, e drejtuar nga mësuesja e gjuhës shqipe Cristina Xhakolli i lë radhënn grupit të fëmijëve që këndojnë këngën patriotike: "Dua më shumë Shqipërinë", për të vazhduar me një valle çame e vajzave me kostumet e përgaditura nga vet ato dhe nën koreografinë e të palodhshmës, mësuesës Cristina Xhakolli. Magjepse dhe dhe me një harmonizim të shkëlqyer u vazhdua me polifoninë labe të kënduar nga grupi i burrave, ku iso e tyre mer rrugën luginave si një dallgë e lehtë vallëzuese tejë e tejë hapësirave të luginës në Colle. Grupi i valleve të përziera shqipe, nën interpretimin e artistit Edvin Picalli me të shoqen elektrizoi atmosferën ku shumë të pranishëm vallëzuan së bashku vallet bogonishte, napolon..etj. Në këto momente dallojmë kryetarin e bashkisë z. Miorandi i cili fotografohet nga mjeshtri i fotografsë Llesh Pjetri duke pozuar me miqte tij shqiptar me duart e kryqëzuara.. Të gjitha këto janë shprehje e konsideratave për ta dhe familjet e tyre, ku z. Miorandi i citoi në fjalën e tij përshendetëse me respektin dhe konsideratat më të larta ndaj emigrantëve Shqiptar, në mardhëniet e e shkëlqyera dhe bashkëjetesën multietnike në këtë mjedis. Në përfundim të manifestimit, disa anëtar të këshillit drejtues të "Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali", nën drejtimin e presidentiti të saj z. Ndue Lazri arritën të realizojnë një takim të frytshëm me përfaqësues të shoqatave "Besëlidhja", "Vatra ", "Shqiponja" , "Rinia", "Unikomb", "Shkrimtarët dhe artistët " si dhe me kandidatin për në këshillin e komunës Rovereto z. Ilirjan Xhakolli.. Nga përfaqësuesit e shoqatave të sipërpërmenura, zotërinjtë Miltjadh Ziu, Shkëlqim Danaj, Sokol Abazaj, Erio Korani, Petrit Aliaj, Selim Musaj etj. u fol për objektivat e bashkëpunimit me Federatën e sapo formuar të shoqatave për një angazhim të përbashkët në mbrojtje të interesave të emigrantëve shqiptar si edhe zgjerimit të mëtejshëm të Federatës. Pas programit artistik, përfaqëesuesit e shoqatave ftohen në ambientet e shoqatës "Besëlidhja" nga zonja Cristina Xhakolli dhe bashkëshorti i saj Italian Renzo Bonafini . Hyrja në këto ambiente, befasoi me odën burrave, të shtruar si një herë moti me sofër e postiqe, oxhak tradicional e vegla muzikore popullore si çifteli, lodër, dajre e orendi të ndryshme shtëpiake si komplete kafeje, xhevze, ibrikë etj.. E gjithë kjo është rezultat i një pune pasionuese, vullnetare dhe shprehje e dashurisë për vendlindjen. Ishte kjo një copëz e Shqipërisë me vlera të pa llogaritshme të traditës dhe artit të bukur shqiptar. Cakërrimi i gotave të rakisë ishte një tjetër suprizë që ofroi Renzo Bonafini, i cili gjithëçka të tijën e kishte vënë në përdorim të shoqatës "Besëlidhja". Vizita në lokalet e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, në klasën e fëmijëve, aty ku mësohet dhe kultivohet gjuha e bukur shqipe... nuk mund të mos admirosh përpjekjet e emigrantëve tanë që me përkushtim të jashtzakonshëm krijojnë kushtet për mësimdhënie dhe mësimxënie në përpjekje të vazhdueshme për të dalë fitimtar në luftën kundër asimilimit të gjeneratave të reja. Darka e përbashkët me të ftuarit dhe me familje të komunitetit shqiptar përmbyll ditën e bukur festive në Rovereto Itali). ![]() ![]() FLORIM ZEQA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |