VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TË RËNËT E KUMANOVËS Poezi promemoriale nga RRUSTEM GECI E Martë, 05.12.2015, 06:02pm (GMT1) - Liri, duam një të bukur që ka hijeshinë e vet dhe një diell Kuq e Zi mbi tërë atdheun!.. Ju që UÇK-ën e Kumanovës akuzoni dhe vrasësit i mbroni që këtu vrasin mos u bëni dorë e të përgjakurit Maqedonia nuk ka histori të veten dhe vret tjetrin që di të dashuron Dëgjoni o shtetar të të përgjakurit prej tanëve lirisë goja po i merret,që atdheun e jepni për të ngrënë e pirë paraja për ju është më e shenjta, dhe trupat tuaj veshur me kostum mode nuk ua mbulojnë krimin prej xhelati Shqiptar në Qeverinë e Gruevskit ju jeni jashtë detyrës që kërkon çasti ju që i keni ra në qafë popullit tuaj Dëgjojeni UÇK- në në Kumanovë thirrjet e atyre që po vdesin për liri mos u frikoni nga egërsi e armikut në këmbë burra, në këmbë Kosovë kudo Anës Vardarit janë tokat tona Ky është zëri nën lot i Kumanovës zëri nën lot i Preshevës, Medvegjes Bashkohuni shqiptar! Paçka se do të vdesim për një të bukur të dashur durimi në histori nuk është asgjë jetë e madhe quhet kur je në betejë Popull, rrëxoj sulltanët e korruptuar prej tyre lirisë goja sot po i merret Ju që i keni ra në qafë çlirimtarëve dhe atdheun e shitni për plancin tuaj dhe i dhjeni në dinjitet këtij populli në këmbë Shkup, në këmbë shqiptar prej tuve lirisë goja sot po i merret!.. Dortmund, Maj, 2015 RRUSTEM GECI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |