Agjencia për gjithësi e Rusisë tha
se një anije kozmike me furnizime ka dështuar të arrijë në Stacionin
Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe do të kthehet para në Tokë, duke u djegur
në atmosferë.
Në njoftimin e agjencisë theksohet se anija kozmike Progress do ta "përfundoj ekzistencën e vet më 8 maj".
Kjo anije e periudhës ish-sovjetike është lansuar më 28 prill me
furnizime me oksigjen, ujë, dhe pjesë rezervë, për t'i dërguar në
Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.
Autoritetet thanë se kontakti me këtë anije ishte humbur pas pak
orëve pas lansimit, ndërsa ajo nuk ishte në gjendje të bashkohet me
Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.
Udhëheqës të lartë të agjencisë ruse, Roscosmos, thanë se një komision special po zhvillon hetime lidhur me këtë dështim. rel