VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PRESIDENTI PUTIN PRET SEKRETARIN KERRY NË SOÇI E Martë, 05.12.2015, 05:54pm (GMT1) ![]() Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u takua sot me presidentin rus Vladimir Putin në qytetin turistik të Soçit. Kjo është vizita e parë e zotit Kerry në Rusi që nga acarimi i marrëdhënieve pas mosmarrëveshjeve për Ukrainën dhe Sirinë. Departamenti i Shtetit tha se në plan ishte për t'u diskutuar për një "numër çështjesh dy-palëshe dhe rajonale " përfshi marrëveshjen me Iranin, Jemenin dhe Libinë si pjesë e përpjekjeve për t'u siguruar se qëndrimet amerikane po përcillen qartësisht. Një zëdhënës i Kremlinit konfirmoi pjesëmarrjen e zotit Putin në bisedimet e Soçit. Ai i tha agjencisë ruse Interfax se sanksionet ndërkombëtare mbi Rusinë, të lidhura me përfshirjen e saj me separatistët në Ukrainën lindore, nuk janë në axhendën e Rusisë.Por ai shtoi se në se tema hapet për diskutim, Rusia do të shprehë qëndrimin e saj. Takimi i Soçit ndodh në të njejtën ditë që në Rusi u bë publik raporti i udhëheqësit të opozitës Boris Nemtsov, i vrarë me atentat në afërsi të Kremlinit, në të cilin ai vë në dukje se të paktën 220 ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë vitin e kaluar, megjithë mohimet e vazhdueshme të Moskës për përfshirje në konfliktin ukrainas. Pas takimit të sotëm në Soçi, Sekretari Kerry shkon në Turqi për
takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s që zhvillohet të mërkurën. za www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |