VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
BERLINI - 50 000 TË VRARË NË UKRAINË E Djelë, 02.08.2015, 11:28am (GMT1) Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung citon burimet e inteligjencës në Gjermani të kenë thënë se numri i njerëzve të vrarë në lindje të Ukrainës është gati dhjetë herë më i madh se shifrat zyrtare. Sipas gazetës, atje janë vrarë rreth 50,000 njerëz prejse ka nisur konflikti i armatosur midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë, në prill të vitit 2014. Kjo shifër është dramatikisht më e lartë se të dhënat që kanë ofruar Kombet e Bashkuara. Sipas OKB-së, në luftime janë vrarë afro 5,400 njerëz. Inteligjenca gjermane është cituar të ketë thënë se këto shifra janë "shumë të ulëta dhe jo të besueshme".rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |