TEATRI KOMBËTAR I OPERËS DHE BALETIT - SONTE ERMONELA JAHO ME MADAM BUTTERFLY
E Martë, 04.01.2014, 01:11pm (GMT+1)
 Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho, vjen në skenën shqiptare me operën "Madam Butterfly" në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Sopranoja e njohur kthehet në skenën e TKOB teksa do të interpretojë të enjten dhe të shtunën e kësaj jave në TKOB në ora 19.00.
Ministria e Kulturës njofton se në datën 1 prill, do të jetë prova gjenerale e "Madam Butterfly", provë e cila do të jetë e hapur për publikun.
Sopranoja, Ermonela Jaho ,ka interpretuar dhe vazhdon të shënojë në kalendarin e saj artistik skenat më të njohura operistike si Opera Mbretërore e Londrës, Teatri i Scala-s të Milanos, Opera Metropolitan e Nju Jork-ut, Teatri i Champs-Elysees, etj.
www.voal-online.ch
|