E Mërkurë, 11.11.2026, 01:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zhvillohet takimi Rama-Merkel
ANGELA MERKEL - E SHIKOJMË POZITIVISHT STATUSIN E SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN
MERKEL - SIVJET VIZITOJ TIRANËN

E Martë, 04.01.2014, 01:32pm (GMT+1)



TIRANË - Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në kryeqytetin gjerman, Berlin, në kuadër të një vizite zyrtare.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Angela Merkel dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp ku kryefjala ishin reforma dhe procesi i integrimit të Shqipërisë.
Merkel u shpreh se Gjermania po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri.

"Ne jemi informuar rreth angazhimit dhe entuziazmit që ndiqen këto procese, ndërtimi i një procesi juridik dhe pavarësia e drejtësisë. Ne po i ndjekim me intensitet këto zhvillime në Gjermani. Nuk është shumë e thjeshtë të ndjekësh një rrugë të tillë dhe kryeministri Rama na bëri shumë të qartë dhe na shpjegoi se kanë ndryshuar shumë gjëra".

E pyetur rreth marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, Merkel tha se pret që njihet dhe me raportin më të fundit të Komisionit Europian që pritet të bëhet publik në muajin Qershor.

"Ne u kemi dhënë perspektivën evropiane dhe në fund të një rruge të gjatë ne i trajtojmë rastet në bazë të Komisionit Evropian dhe ata na paraqesin gjendjen e punëve deri tani në Shqipëri. Në qershor do marrim raportin e ri dhe komisioni do ketë regjistruar përparimet dhe do e vendosim në vështrim pozitiv marrjen e statusit të vendit kandidat. Mos kini frikë se nuk do jepet, por raportet do e bëjnë të mundur që t'ua japim".

Kurse pyetjes se, kur do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri, Merkel la të hapur mundësinë se mund ta kryejë një të tillë dhe brenda këtij viti.
"Kryeministri më ftoi, por po të më pyesni pas një viti, unë do kem qenë në Shqipëri".

Nga ana e tij, Rama vlerësoi rolin e Gjermanisë në Ballkan dhe në Shqipëri.

"Kënaqësi shumë e vecantë kjo vizitë dhe ky takim dhe dëshiroj ti shpreh mirënjohjen kancelares Merkel duke përfituar këtu nga rasti për ti thënë të gjithëve atyre që na ndjekin drejtpërdrejt në shqipëri se patëm një bashkëbisedim miqësor dhe shumë të ngushtësic tha kancelaria Merkel, lidhur me punët në Shqipëri, në rajon për të cuar më para procesin e integrimit evropian. Mirënjohje dhe gjithçka që Shqipëria bën gjithë këto vite dhe konsiderojmë se roli transformues i Gjermanisë në kulturën e sipërmarrjes së sektorit privat janë një mundësi dhe një kërkesë legjitime për të qenë më shumë prezent në rajon dhe sigurisht dhe në Shqipëri".

Rama po ashtu siguroi kancelarin gjermane se, qeveria do të ecë në rrugën e modernizimit të reformave që garantojnë cilësi shërbimesh dhe përmirësim të jetës së shqiptarëve.
"Nga ana tjetër e sigurova kancelarin se qeveria jonë është e vendosur të ecë në rrugën e modernizimit dhe në reformat që do garantojnë cilësi shërbimesh dhe jete, në reformat që do garantojnë siguri në jetën e shqiptarëve. Ky është vetëm fillimi që Shqipëria do ecë përpara në rrugëtimin e Europës. Vendi ynë është në Europë dhe ne do bëjmë gjithçka, ditë pas dite që të meritojmë atë respekt dhe atë vend që shqiptarët aspirojnë dhe që në ndihmën e kancelares dhe partnerëve tanë e partnerëve gjermanë ne do t'ia dalim".

Ndërsa nënvizoi gatishmërinë për inkurajimin e investitorëve gjermanë që të investojnë në Shqipëri, kancelaria Merkel theksoi nevojën e reformës në sistemin juridik.

"Për investitorët ka rëndësi siguria juridike. Ne ngulim këmbë tek reforma në sistemin juridik. Ne kemi shumë sipërmarrje të mesme në Gjermani që varen shumë nga fakti që ta investojnë kapitalin e tyre atje ku ofrohen kushte më të mira"- u shpreh Merkel.

Nga ana e tij kryeministri Rama garantoi se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për të krijuar kushtet për tërheqjen e investimeve gjermane në Shqipëri.

Një ditë më pas kryeministri do t'i drejtohet Brukselit, ku është parashikuar një takim edhe me Komisionerin për Zgjerim në BE, Stefan Fyle.

Kryeministri pritet të kthehet në Tiranë pasditen e 2 prillit, ku është parashikuar një takim me Xhonatan Moore, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili pritet të vijë nesër në Tiranë. (bw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TEATRI KOMBËTAR I OPERËS DHE BALETIT - SONTE ERMONELA JAHO ME MADAM BUTTERFLY (04.01.2014)
MOORE-NISHANIT: SHBA E KONSDEROJNË SHQIPËRINË NJË ALEATE TË FORTË DHE JANË SHUMË TË INTERESUARA PËR ANËTARËSIMIN E SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN (04.01.2014)
BERLIN, SOT TAKIMI ZYRTAR MERKEL-RAMA (04.01.2014)
KOSOVË-SERBI, PËRFUNDUAN BISEDIMET E RADHËS NË BRUKSEL (04.01.2014)
TRE POLICË TË PLAGOSUR NË VERI TË KOSOVËSTre pjesëtarë të policisë së Kosovës janë plagosur në rrethana ende të paqarta në afërsi të komunës së Zubin Potokut, një komunë me shumicë serbe (04.01.2014)
VETËM 40% E PRISHTINËS KA FURNIZIM ME UJËPër 60% të qytetit nuk ekzistojnë shpresa (03.31.2014)
RAMA NË 5 VJETORIN E SHQIPËRISË NË NATO - PESHA POLITIKE E SHQIPËRISË MË E FUQISHME SE KURRË (03.31.2014)
TË DËNUARIT E NIGRITAS KËRKOJNË TË GJENDET SE KUSH E VRAU ILIA KARELIN - PUBLIKOHET LETRA E TIJ E FUNDIT (03.31.2014)
CIA - SHQIPËRIA ËSHTË E VARFËR, PBB PËR FRYMË ËSHTË 8200 DOLLARËAq sa Namibia dhe Tongo (03.31.2014)
ZBARDHET MENORANDUMI I QEVERISË NANO - NUK KA MARRËVESHJE ME GREQINË PËR VJOSËN (03.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lartë]