E Mërkurë, 11.11.2026, 12:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PAS SHQIPËRISË JONATHAN MOORE DO TË VIZITOJË KOSOVËN

E Mërkurë, 04.02.2014, 06:35am (GMT+1)


Drejtori për çështje të Europës qendrore dhe jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore nisi dje një vizitë treditore në Shqipëri, gjatë të cilës po zhvillon një seri takimesh me përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare.

Zoti Moore u takua me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, me të cilin bisedoi mbi pesëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Presidenti Nishani vlerësoi se kjo arritje historike për Shqipërinë u bë e mundur edhe nga mbështetja amerikane. Sipas njoftimit zyrtar, zoti Nishani shprehu bindjen se Shqipëria po e përligj në këto pesë vite besimin dhe pritshmëritë e aleatëve, duke dhënë ndihmesën e vet për sigurinë dhe paqen në rajon dhe në botë."‹"‹

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi ecurinë e integrimit në BE, arritjet e deritashme në këtë proces dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe Shteteve të Bashkuara dhe u shpreh besimi që Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat në qershor. Presidenti Nishani dhe diplomati amerikan i vlerësuan si sfida të rëndësishme luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi dhe reformën administrative territoriale.

Drejtori për çështje të Europës qendrore dhe jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore u takua më pas me ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli, ku vend kryesor në bisedë zuri pesëvjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe angazhimet në misionet paqeruajtëse në kuadër të Aleancës. Zoti Moore zhvilloi një bisedë edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha. Sipas zyrës së shtypit, zoti Basha përmendi dy shqetësime kryesore të opozitës: moszbatimin nga qeveria të vendimeve të gjykatave dhe mosrespektimin e mandatit të institucioneve të pavarura.

Kjo është pjesë e vizitave të rregullta e të vazhdueshme, që zoti Moore zhvillon në Shqipëri dhe në rajon, ndonëse këtë radhë vizita e tij përkoi me një acarrim të marrëdhënieve mes partive kryesore politike. Përkrah politikanëve të njohur shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, në ditën e dytë ai pritet të flasë në një konferencë ndërkombëtare për bashkëpunim atlantik për paqen dhe sigurinë në Ballkan, si dhe mbi integrimin e Shqipërisë në BE dhe në NATO. Pas takimeve në kryeqytet me kryetarin e parlamentit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, zoti Moore do të vizitojë edhe Kosovën. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zhvillohet takimi Rama-MerkelANGELA MERKEL - E SHIKOJMË POZITIVISHT STATUSIN E SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIANMERKEL - SIVJET VIZITOJ TIRANËN (04.01.2014)
TEATRI KOMBËTAR I OPERËS DHE BALETIT - SONTE ERMONELA JAHO ME MADAM BUTTERFLY (04.01.2014)
MOORE-NISHANIT: SHBA E KONSDEROJNË SHQIPËRINË NJË ALEATE TË FORTË DHE JANË SHUMË TË INTERESUARA PËR ANËTARËSIMIN E SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN (04.01.2014)
BERLIN, SOT TAKIMI ZYRTAR MERKEL-RAMA (04.01.2014)
KOSOVË-SERBI, PËRFUNDUAN BISEDIMET E RADHËS NË BRUKSEL (04.01.2014)
TRE POLICË TË PLAGOSUR NË VERI TË KOSOVËSTre pjesëtarë të policisë së Kosovës janë plagosur në rrethana ende të paqarta në afërsi të komunës së Zubin Potokut, një komunë me shumicë serbe (04.01.2014)
VETËM 40% E PRISHTINËS KA FURNIZIM ME UJËPër 60% të qytetit nuk ekzistojnë shpresa (03.31.2014)
RAMA NË 5 VJETORIN E SHQIPËRISË NË NATO - PESHA POLITIKE E SHQIPËRISË MË E FUQISHME SE KURRË (03.31.2014)
TË DËNUARIT E NIGRITAS KËRKOJNË TË GJENDET SE KUSH E VRAU ILIA KARELIN - PUBLIKOHET LETRA E TIJ E FUNDIT (03.31.2014)
CIA - SHQIPËRIA ËSHTË E VARFËR, PBB PËR FRYMË ËSHTË 8200 DOLLARËAq sa Namibia dhe Tongo (03.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lartë]