E Mërkurë, 11.11.2026, 02:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QEVERIA E KOSOVËS KËRKON NGA KUVENDI FORMIMIN E FAK-ut

E Mërkurë, 04.02.2014, 03:25pm (GMT+1)


Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi t'i nisë edhe zyrtarisht procedurat e për ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.
 
Amandamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria kanë marrë dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese dhe se tani i mbetet Kuvendit si instanca e fundit që të vendosë.
 
Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që qysh në seancën e nesërme t'i merr parasysh amendamentet kushtetuese për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
 
"Qeveria është e gatshme qysh nesër që t'i jap të gjitha opinionet dhe sqarimet e veta në Kuvend dhe i ftojmë të gjitha grupet parlamentare që të marrin vendim sa më shpejt që është e mundur dhe eventualisht edhe nesër nëse ka disponim".
 
"Por, do të thotë të gjitha çështjet që ndërlidhen me Qeverinë e Kosovës dhe Gjykatën Kushtetuese tanimë janë të kryera dhe shpresojmë që edhe Kryesia dhe Parlamenti do të marrin vendimin për themelimin e ushtrisë së Kosovës Forcave të Armatosura të Kosovës", ka deklaruar Thaçi.
 
Ndërkohë edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se pas marrjes së vlerësimeve nga Gjykata Kushtetuese nuk ka më asnjë pengesë që të formohen Forcat e Armatosura.
 
Sipas tij, një pajtim të plotë për formimin e Forcave të Armatosura ka edhe faktori ndërkombëtar.
 
"Tanimë janë krijuar të gjitha kushtet, rrethanat që të procedohet me këto ndryshime e plotësime të Kushtetutës së Kosovës në Parlament. Kështu që mendoj se nuk ka arsye të pritet dhe ju informoj se edhe partnerët ndërkombëtar janë të pajtimit dhe të mendimit që mos të ketë vonesa të panevojshme me procedim në Parlament", ka thënë Çeku.
 
Forcat e Armatosura të Kosovës, në bazë të asaj që deri më tani ka prezantuar Qeveria, do të zhvillohen në bashkëpunim me NATO-n.
 
Zhvillimi i tyre do të bëhet në tri faza dhe janë projektuar të përfshijnë 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe 3 mijë rezervistë.
 
Për ngritjen dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Kosovës qeveria ka thënë se do të nevojiten 5 milionë euro shtesë për pesë vitet e ardhshme.
 
Ndërtimi i Forcave të Armatosura, do të bëhet në tri faza, duke filluar nga ky vit deri në vitin 2016.
 
Sidoqoftë, miratimi i ndryshimeve kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në Forcat e Armatosura mund të sfidohet nga deputetët e partive të komuniteteve pakicë në Kuvend.
 
Subjektet politike nga minoritetet kanë paralajmëruar se mund t'i kushtëzojnë votat e tyre për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës me vazhdimin e ulëseve të rezervuara.
 
Ndryshimet kushtetuese në Kosovë mund të bëhen me dy të tretat e votave të deputetëve dhe shumicën e votave të komuniteteve pakicë.
 
Andaj, mbetet të shihet fillimisht se si do të procedohen këto ndryshime dhe më pas edhe do të mësohen pozicionet e partive parlamentare si nga shumica ashtu edhe komunitetet pakicë në lidhje me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJYKATA PËR UÇK-në DO TË FUNKSIONOJË NË BRUKSEL, HAGË DHE PRISHTINË (04.02.2014)
KOSOVA BËHET GATI PËR NDESHJET ME TURQINË DHE SENEGALIN (04.02.2014)
SHPËRNDARJA E KUVENDIT TË KOSOVËS - NË PROCEDURË PAS DY JAVËSH (04.02.2014)
KOSOVARI 'MERR PENG' AVIONIN MYNIH-BUDAPEST, KËRCËNOI SJUARDESAT ME BRISK RROJE (04.02.2014)
Zëri i Amerikës, DITMIR BUSHATI - DUHET MË SHUMË VËMENDJE E SHBA-së NË BALLKANMinistri i Jashtëm i Shqipërisë komenton situatën në Ukrainë dhe implikimet në rajonin e Ballkanit perëndimor (04.02.2014)
Zëri i Amerikës - VIZITA E RAMËS NË GJERMANI (04.02.2014)
PAS SHQIPËRISË JONATHAN MOORE DO TË VIZITOJË KOSOVËN (04.02.2014)
Zhvillohet takimi Rama-MerkelANGELA MERKEL - E SHIKOJMË POZITIVISHT STATUSIN E SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIANMERKEL - SIVJET VIZITOJ TIRANËN (04.01.2014)
TEATRI KOMBËTAR I OPERËS DHE BALETIT - SONTE ERMONELA JAHO ME MADAM BUTTERFLY (04.01.2014)
MOORE-NISHANIT: SHBA E KONSDEROJNË SHQIPËRINË NJË ALEATE TË FORTË DHE JANË SHUMË TË INTERESUARA PËR ANËTARËSIMIN E SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN (04.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lartë]