E Premte, 10.09.2026, 11:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
AMNESTY INTERNATIONAL - KULTURË RACIZMI NË POLICINË GREKE

E Enjte, 04.03.2014, 05:44am (GMT+1)


Organizata e njohur e të drejtave të njeriut Amnesty International, thotë se në policinë greke ka zënë rrënjë prej kohësh një kulturë e mosndëshkimit, racizmit dhe dhunës. Organizata sjell si shembull përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve dhe keqtrajtimin e emigrantëve dhe refugjatëve.

Amnesty International thotë se ka arritur në këto përfundime pas një hetimi që ka bërë lidhur me policinë në Greqi. Kjo pason një hetim zyrtar rreth lidhjeve midis policisë dhe organizatës Agimi i Artë.

Deri në dhjetor të vitit të kaluar, thotë Amnesty International, rreth 50 vetë, duke përfshirë udhëheqësin e Agimit të Artë, dy policë dhe pesë deputetë ishin arrestuar dhe ndaj tyre ishin ngritur padi me akuza që shkonin nga vrasje e deri te shpërthimet për të bërë shantazh.

Dhjetë policë u gjetën se kishin lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me aktivitete kriminale që u atribuohen anëtarëve të Agimit të Artë.

Në fund të muajit mars 2014 policia në burgun Nigrita të Greqisë së veriut, rrahu për vdekje një të burgosur në qeli. Autopsia zbuloi se ai ishte rrahur keqazi në shputat e këmbëve dhe në gjoks dhe se kishte djegie në duar.

Në tre vitet e fundit, ka pasur një shkallëzim dramatik të sulmeve me motiv urrejtjen kundër kundër refugjatëve dhe migrantëve.

Krime të urrejtjes janë regjistruar edhe kundër komunitetit rom dhe komunitetit LGBTI. Përfaqësuesit e ligjit thuhet se kanë dështuar të parandalojnë sulme të tilla ose të hetojnë motivin e urrejtjes. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA E KOSOVËS KËRKON NGA KUVENDI FORMIMIN E FAK-ut (04.02.2014)
GJYKATA PËR UÇK-në DO TË FUNKSIONOJË NË BRUKSEL, HAGË DHE PRISHTINË (04.02.2014)
KOSOVA BËHET GATI PËR NDESHJET ME TURQINË DHE SENEGALIN (04.02.2014)
SHPËRNDARJA E KUVENDIT TË KOSOVËS - NË PROCEDURË PAS DY JAVËSH (04.02.2014)
KOSOVARI 'MERR PENG' AVIONIN MYNIH-BUDAPEST, KËRCËNOI SJUARDESAT ME BRISK RROJE (04.02.2014)
Zëri i Amerikës, DITMIR BUSHATI - DUHET MË SHUMË VËMENDJE E SHBA-së NË BALLKANMinistri i Jashtëm i Shqipërisë komenton situatën në Ukrainë dhe implikimet në rajonin e Ballkanit perëndimor (04.02.2014)
Zëri i Amerikës - VIZITA E RAMËS NË GJERMANI (04.02.2014)
PAS SHQIPËRISË JONATHAN MOORE DO TË VIZITOJË KOSOVËN (04.02.2014)
Zhvillohet takimi Rama-MerkelANGELA MERKEL - E SHIKOJMË POZITIVISHT STATUSIN E SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIANMERKEL - SIVJET VIZITOJ TIRANËN (04.01.2014)
TEATRI KOMBËTAR I OPERËS DHE BALETIT - SONTE ERMONELA JAHO ME MADAM BUTTERFLY (04.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2026  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lartë]