KOSOVËS I HAPEN DYERT E NATO-s
E Djelë, 04.06.2014, 06:14pm (GMT+1)
Aleanca veriatlantike ia ka hapur rrugën Kosovës për anëtarësim në NATO. Gjatë një takimi të djeshëm në Riga të Lituanisë, Asambleja Parlamentare e NATO-së i ka dhënë dritën jeshile Parlamentit të Kosovës, për të qenë Republika e Kosovës vëzhguese e punëve të këtij organi të aleancës. "Kuvendi i Kosovës e ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-së", ka shkruar shefi i delegacionit lituanez në këtë trup, Ojars Eriks Kalnins, në rrjetin Twitter. Mbrëmë vonë lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Pandeli Majko. (rel)
www.voal-online.ch
|