VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DORIS PACK - QEVERIA E RE SERBE TË ZBATOJË MARRËVESHJET ME KOSOVËN

E Martë, 04.08.2014, 08:52am (GMT1)


Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq, duhet të jetë një ekip i vërtetë, në të cilin të gjithë duhet të kenë qëllimet e njëjta dhe të punojnë për arritjen e tyre.

Duke folur për gazetën serbe Danas, ajo ka theksuar rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit me Prishtinën.

Pack ka thënë se negociatat Kosovë-Serbi duhet të përfshijnë të gjitha problemet ekzistuese, për zgjidhjen e të cilave duhet të punohet.
rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.