| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
PRONAT - GJYKATA E STRASBURGUT DËNON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË ME 8 MILIONË EURO E Martë, 04.08.2014, 05:00pm (GMT1) ![]() Strasburg, 8 prill 2014 - Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, ka dënuar shtetin shqiptar për çështjen e pronave me tetë milionë euro. Gjykata ka publikuar 10 vendime kundër Shqipërisë, ku qeveria shqiptare është gjetur me shkelje për mos kompensimin e pronave të dhëna me vendim të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Brenda 3 muaj, qeveria shqiptare është detyruar t"˜i ekzekutojë këto vendime, duke i kompensuar 8 kryefamiljarët, të cilëve për 17 vjet nuk i është kompensuar prona. Deri në fund të vitit 2012 në këtë gjykatë janë depozituar 379 ankime, shumica prej tyre për mos kompensimin e pronave nga shteti shqiptar. Gjykata e Strasburgut i ka dhënë kohë qeverisë shqiptare, që brenda disa muajve t'i ofroj një zgjidhje 60 çështjeve, të cilat kanë të njëjtin objekt, kompensimin e pronës, në të kundërtën të penalizohet me vendim gjykatë i cili është i detyrueshëm për tu ekzekutuar. Deri më tani janë dhënë 16 vendime kundër Shqipërisë, me vlerë mbi 9 milion euro. Të gjithë këto penalitetet që qeveria do t'i paguaj qytetarëve që fitojnë çështjet në Gjykatën e Strasburgut, paguhen nga fondi rezerve i qeverisë. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||