| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
ZBOGAR - GJYKATA SPECIALE E KOSOVËS DO TË MERRET ME PRETENDIMET E DICK MARTYT E Martë, 04.08.2014, 09:56pm (GMT1) ![]() Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, deklaroi se po kërkojnë krijimin e një Gjykate speciale që do të merrej me pretendimet e raportit të Dick Martyt. "Kjo çështje i ka bërë dëm Kosovës, për këtë arsye kjo gjykatë është për ta vërtetuar nëse ka ndodhur apo jo"- tha Zbogar. Zbogar tha se EULEX-i ka ngarkuar një person për çështjen e Tribunalit. "Pra do të jetë një gjykatë në Kosovë me disa zhvillime jashtë. Ta kemi selinë në Kosovë, por dëgjimi i dëshmitarëve të bëhet jashtë vendit"- shtoj mw tej Zbogar. "Po mundohemi ta heqim një re të zezë mbi Kosovën, pra të qartësohet çdo gjë rreth raportit të Dick Martyt, që është i dëmshëm për Kosovën"- vijoi Zbogar. Ndërsa, duke folur për procesin e liberalizmit të vizave, Zbogar tha se BE ende nuk ka marr vendim për liberalizim dhe se Kosova duhet t'i përmbush edhe disa kritere. "Disa nga to i ka përmbushur nga viti i kaluar. Kemi filluar hartimin e një raporti lidhur me këtë çështje që të dimë çka na ka mbetur pa bërë"- tha ai. "Institucionet na fajësojnë se po e neglizhojmë këtë çështje dhe e trajtojnë si politike, por ne po ecim drejt liberalizimit. Nuk mund ta them kur do të ndodh"-tha Zbogar. Zbogar në foli edhe për mandatin e EULEX-it, që sipas tij duhet të vazhdojë. Ai gjithashtu tha se edhe bisedimet Kosovë-Serb duhet të vazhdojnë. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||