SHBA - BIDEN BISEDOI ME GJUKANOVIÇIN PËR BALLKANIN DHE UKRAINËN
E Mërkurë, 04.09.2014, 08:52am (GMT+1)
Zëvendëspresidenti
i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka biseduar mbrëmë në Uashington me
kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për situatën në Ballkan
dhe për presionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Siç ka njoftuar
Shtëpia e Bardhë, zoti Biden e ka lavdëruar Malin e Zi për progres drejt
integrimit në NATO dhe tha se Shtetet e Bashkuara i mbështesin
aspiratat e Podgoricës për afrim me Bashkimin Evropian. Zëvendëspresidenti
Biden, poashtu, ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e
Sllovakisë, Robert Fico, me ç'rast u diskutua për shqetësimet lidhur me
shkeljen e sovranitetit të Ukrainës nga ana e Rusisë dhe për zgjedhjet e
ardhshme në Ukrainë. Zoti Biden e ka falënderuar Sllovakinë për
ndihmën që i ka dhënë Ukrainës në çështjen e ndryshimit të rrugëve të
furnizimit me gaz. Shtetet perëndimore konsiderojnë se kjo është çështje madhore në reduktimin e varshmërisë së Evropës nga gazi i Rusisë. rel
www.voal-online.ch
|