VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SERBËT KËRKOJNË KTHIMIN E VRASËSIT RADIÇ NË BURGUN E MITROVICËS E Shtunë, 04.12.2014, 10:53am (GMT1) PRISHTINË - Përfaqësues të serbëve nga Kosova kanë kërkuar nga EULEX-i të ndalojnë së arrestuari serbë derisa gjykatës e prokurorë serbë të mos përfshihen në sistemin juridik të Kosovës. Deputeti nga Serbia, Aleksandar Jablanovic ka thënë se në Mitrovicë është mbajtur takimi i përfaqësuesve i katër komunave nga veriu i Kosovës me përfaqësues të EULEX-it dhe se sipas ti, shkas për këtë ka qenë "arrestimi i shpeshtuar" i serbëve nga policia e EULEX-it. "Nga EULEX-i kërkohet që të respektohen të drejte qytetarëve gjatë privimit nga liria, të ndalohet arrestimi gjithnjë derisa gjykatë e prokurorë serbë të mos përfshihen në sistemin e drejtësisë së Kosovës", ka thënë Jablanovic, njofton B92 . Gjatë takimit me përfaqësues të EUELX -it është kërkuar që vrasësi i policit të ROSU-s Enver Zymberi, Radovan Radic, i cili u arrestua dje në Zubin Potok, të kthehet sa më shpejt në burgun e Mitrovicës dhe të ketë garanci për sigurinë e tij. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |