PARA KUSHTETUESES DALIN PARTITË DHE JO GRUPET PARLAMENTARE
E Shtunë, 08.02.2014, 09:58am (GMT+1)
 Për pjesëmarrje në seancën dëgjimore në rastin e kryeparlamentarit, Gjykata Kushtetuese i ka ftuar për të marrë pjesë "parashtruesin e kërkesës, si dhe përfaqësuesit zyrtarë të 14 subjekteve të tjera politike në Kuvendin e Kosovës", shkruan sot Koha Ditore.
Juristët e kanë parë këtë si një indicie që eventualisht kjo gjykatë e ka një qasje që i jep një përparësi konceptit "parti politike" në Parlament përballë konceptit "grup parlamentar".
Beteja juridike ndërmjet PDK-së dhe koalicionit LDK-AAK-Nisma zhvillohet për këto koncepte.
Kërkesa për seancë dëgjimore është vlerësuar si një veprim i gabueshëm i koalicionit LDK-AAK-Nisma.
Sipas Fisnik Korenicës, pas aprovimit nga ana e Gjykatës, kërkesa e tillë e ka shtyrë procesin e konstituimit të institucioneve për së paku 3-4 javë krahasuar me një situatë në të cilën nuk do të bëhej një kërkesë e tillë.
www.voal-online.ch
|