| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
PARA KUSHTETUESES DALIN PARTITË DHE JO GRUPET PARLAMENTARE E Shtunë, 08.02.2014, 09:58am (GMT1) ![]() Për pjesëmarrje në seancën dëgjimore në rastin e kryeparlamentarit, Gjykata Kushtetuese i ka ftuar për të marrë pjesë "parashtruesin e kërkesës, si dhe përfaqësuesit zyrtarë të 14 subjekteve të tjera politike në Kuvendin e Kosovës", shkruan sot Koha Ditore. Juristët e kanë parë këtë si një indicie që eventualisht kjo gjykatë e ka një qasje që i jep një përparësi konceptit "parti politike" në Parlament përballë konceptit "grup parlamentar". Beteja juridike ndërmjet PDK-së dhe koalicionit LDK-AAK-Nisma zhvillohet për këto koncepte. Kërkesa për seancë dëgjimore është vlerësuar si një veprim i gabueshëm i koalicionit LDK-AAK-Nisma. Sipas Fisnik Korenicës, pas aprovimit nga ana e Gjykatës, kërkesa e tillë e ka shtyrë procesin e konstituimit të institucioneve për së paku 3-4 javë krahasuar me një situatë në të cilën nuk do të bëhej një kërkesë e tillë. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||