KROACI - KTHEHESHIN ME PUSHIME NË SHQIPËRI, TRAGJEDI NË AKSIDENT FAMILJA SHQIPTARE
E Shtunë, 08.02.2014, 10:18am (GMT+1)
KROACI - Një aksident tragjik rrugor në Kroaci u mori jetën 3 prej 5 pjesëtarëve të një familje shqiptare që banonin në Londër prej disa vitesh. Famija Isufi kishin planifikuar të vinin në Shqipëri për të kaluar pushimet, por tragjike mënyra sesi humbin jetën.
Babai, Erjon Isufi, vajza e tij 14 vjeçe Ramela dhe djali Riçard 15 vjeç kanë gjetur vdekjen, ndërsa bashkëshortja Meri dhe djali më i vogël, Klivi, 9 vjeç janë plagosur.
Makina e cila drejtohej nga kryefamiljari Erioni, 37 vjeç është përplasur me një kamion në Slano të Kroacisë, rreth orës 08:00 të mëngjesit të 31 korrikut 2014.
Së bashku me disa miq të tyre ata kishin nisur udhëtimin për të ardhur në Shqipëri me pushime. Po udhëtonin drejt Dubrovnikut kur mendohet se Erioni ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me kamionin.
Në makinë familja e përbërë nga 5 anëtarë udhëtonte e vetme, ndërsa miqtë të cilët udhëtonin në makina të tjera nuk janë përfshirë në aksident.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt.
Meri 34 vjeçe pas një operacioni në mushkëri ka rënë në koma, ndërsa djali 9 vjeç ka dhimbje në gjoks, megjithatë thuhet se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Familja Isufi kishte marrë shtetësi britanike. "Ne konfirmojmë me hidhërim vdekjen e tre shtetasve britanikë dhe shtrimin në spital të 2 të tjerëve pas një aksidenti të ndodhur më 31 korrik në Dubrovnik" citohet të ketë thënë një zëdhënës i Foreign Office për mediat britanike.








www.voal-online.ch
|