E Martë, 03.10.2026, 01:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA MË SË SHUMIT IMPORTON NGA SERBIA

E Shtunë, 08.02.2014, 01:35pm (GMT+1)



Serbia zë vendin e parë për importet e Kosovës për vitin 2013, ndërsa Shqipëria dhe Italia dominojnë eksportet. Sipas një studimi të Open Data Albania, Republika e Kosovës në vitin 2013 ka importuar 285 milionë euro nga Serbia, 253 milionë euro nga Gjermania dhe 229 milionë euro nga Italia. Në total importet e këtij viti shënojnë vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Eksportet

Në vitin 2005 eksportet kosovare dominoheshin nga Maqedonia, Serbia e Gjermania, ndërsa eksportet shqiptare dominoheshin nga Italia, Greqia dhe Kosova. Në vitin 2013 ky raport ka ndryshuar në favor të Italisë, Shqipërisë e Maqedonisë për eksportet kosovare, si dhe Italisë, Spanjës e Maltës për eksportet shqiptare. Shteti kosovar ka eksportuar në vitin 2013 vlerën 74 milionë euro drejt Italisë, 44 milionë euro drejt Shqipërisë dhe 26 milionë euro drejt Maqedonisë.

Importet

Për importet e kryera nga Kosova situata në vitin 2005 paraqitet në favor të Maqedonisë, Serbisë e Gjermanisë, për t'u zhvendosur drejt Serbisë, Gjermanisë e Italisë në vitin 2013. Në Shqipëri në vitin 2013 importet kryesore vinin nga Italia, Greqia e Kina. Republika e Kosovës në vitin 2013 ka importuar 285 milionë euro nga Serbia, 253 milionë euro nga Gjermania dhe 229 milionë euro nga Italia. Në total importet e këtij viti shënojnë vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Deficiti tregtar

Megjithatë në studim thuhet se pavarësisht se Kosova ka një vëllim tregtar më të ulët se Shqipëria, defiçitin e ka më të lartë. "Megjithëse me vëllim tregtar më të ulët se Republika e Shqipërisë, Kosova shënon Deficit Tregtar më të lartë. Në vitin 2013 Deficiti Tregtar i Republikës së Kosovës është 2.15 miliard Euro ndërsa në Republikën e Shqipërisë 1.89 miliard Euro,' thuhet në studimin e ODA-s. Open Data Albania e ka kryer këtë hulumtim lidhur me Eksportet dhe Importet sipas shteteve si dhe Bilancin Tregtar në vitet 2005-2013 në Republikën e Kosovës.

Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Institutit të Statistikave në Shqipëri (INSTAT). kd
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KROACI - KTHEHESHIN ME PUSHIME NË SHQIPËRI, TRAGJEDI NË AKSIDENT FAMILJA SHQIPTARE (08.02.2014)
AXHENDA E VIZITËS SË PAPA FRANÇESKUT NË TIRANË (08.02.2014)
PARA KUSHTETUESES DALIN PARTITË DHE JO GRUPET PARLAMENTARE (08.02.2014)
LDK-AAK-NISMA HEDHIN POSHTË KËRKESËN E PDK-së (08.02.2014)
GLAUK KONJUFCA - EKSTREMIZMI FETAR, ARMIKU I KOMBIT SHQIPTAR, DËSHMI E DËSHTIMIT TË SHTETIT (08.02.2014)
JAHJAGA - KOSOVA NUK DO TË BËHET ASNJËHERË STREHË E GRUPEVE RADIKALE (08.01.2014)
NË MBROJTJE TË POPULLIT PALESTINEZ NË GAZA (08.01.2014)
GJYKATA SPECIALE - PENG I NGËRÇIT INSTITUCIONAL (08.01.2014)
JAKUP KRASNIQI - VENDI S'KA NEVOJË PËR ZGJEDHJE, LAN MUND TA QEVERISË (08.01.2014)
PDK DHE KOALICIONI PASZGJEDHOR PËRBALLEN MË 21 GUSHT NË KUSHTETUESE (08.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]