E Martë, 03.10.2026, 01:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ÇMENDURIA E LUKSIT E FAMILJES TË FULLANIT - GUVERNATORI ËSHTË AKUZUAR GJITHMONË PËR ABUZIMET NË KËTË INSTITUCION

E Shtunë, 08.02.2014, 01:44pm (GMT+1)



Që guvernatori Ardian Fullani bën një jetë luksi, kjo nuk është një çudi. Por, luksi me të cilin jeton familja Fullani është një çmenduri e vërtetë.

Suplementi i së shtunës në gazetën "Panorama", "Panorama plus" zbulon pjesë nga jeta luksoze e guvernatorit Fullani, pasionet disamilioneshe të femijëve duke botuar një galeri fotosh ekskluzive.

Mjafton që të jetë e shtrenjtë, po shumë e shtrenjtë ama, dhe ajo bëhet menjëherë pasioni i çmendur i Erikut.

Mjafton të shohësh faqen personale në Instagram të djalit të fullanit, Erikut, për të kuptuar se çfarë jete bën djali i Ardian Fullanit, megjithëse nuk ka punuar as edhe një ditë në jetën e tij, raporton Panorama Plus.

Pushimet me shampanjë, makina super të shtrenjta, celularë të larë me flori, skedina bastesh që i publikon me krenari dhe qershia mbi tortë, një koleksion prej disa dhjetëra orash, ku çdonjëra prej tyre bën disa mijëra euro, mjafton të shikoni markat dhe t'i verifikoni në faqet e këtyre firmave. Dhe mbasi lodhet shumë duke bërë këtë jetë luksoze, Eriku nuk përdor shami për të fshirë djersët, por i fshin...me 500 euro!!!!! Në fakt, ne e kemi pasur gjithë kohën para syve Erikun me ekstravagancën e tij. Ai bëri mjaft bujë edhe kur festoi 20- vjetorin pak muaj më parë, ku për nder të Erikut ishin ftuar me dhjetëra këngëtarë për t'i kënduar live. Por tani stili i tij i jetës vjen në vëmendjen tonë dhe bëhet objekt i këtij shkrimi, sepse i ati, Ardian Fullani, është lajmi i parë për shkak të supervjedhjes në Bankën e Shqipërisë... Edhe vetë Ardian Fullani nuk shquhet për njeri modest. I veshur kokë e këmbë firmato dhe me makina super të shtrenjta, ai bën disa palë pushime dhe çdo vit nuk harron Dhërmiun.

Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani, për vite me radhë është akuzuar në media për abuzimet në këtë institucion.

Madje, opozita e djeshme ka qenë kritikja më e fortë e tij. Edhe pse tashmë duket se ka ndryshuar mendim. Por, vjedhja e Bankës së Shqipërisë ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes pikërisht atë, Ardian Fullanin.

Bledi Mane pak ditë më parë tregonte pasuritë e frikshme që ka Ardian Fullani. Pasuri për të cilat askush nuk flet nga mediat.

"Vjehrri i guvernatorit, Bajram Xhaja, babai i gjykatëses Arjana Fullani, është aksioner i Fabrikës së Tullave Prezë dhe qysh prej 8 vitesh ka marrë 15 milionë euro kredi nga 4 banka të nivelit të dytë në Tiranë e deri tani nuk ka shlyer asnjë këst.

Bankat kanë frikë t'ia kërkojnë për shkak se dhëndri i tij mund ti penalizojë. Nëse doni më shumë informacion, shfletoni regjistrin e kredive të këqija.

Guvernator Ardian Fullani ka në pronësi një apartament 230 metra katrorë në Bllok, është duke ndërtuar një vilë në Farkë, ka në pronësi një vilë në Golem, ka në pronësi një vilë në fshatin e Samir Manes pas TEG-ut me vlerë rreth 1 milionë euro, komshi me Gjin Gjonin, një vilë me vlerë 250 mijë dollarë në Mavrovo të Maqedonisë, një dyqan 400 metra katrorë te TEG me vlerë 800 mijë euro në emër të vajzës së tij, Fiona Fullani.
erik fullani.

Bashkëshortja Arjana Fullani dhe e bija e tij, Fjona Fullani, i janë nënshtruar operacioneve për ngushtim stomaku dhe vendosje unaze në një prej spitaleve të Los Angeles në Amerikë me vlerën e 46 mijë dollarëve amerikanë.

Fëmijët e tij tashmë të rritur, Fjona dhe Erik Fullani kanë ndryshuar rreth 21 kolegje dhe shkolla private në Shqipëri dhe disa vende evropiane ku kanë dështuar totalisht. Madje edhe pagesat e shtrenjta për shkolimin e vajzës në Universitetin Luigi Boçoni rreth 18 mijë euro në vit rezultuan fatale derisa pas shumë përpjekjesh të dy fëmijët u diplomuan në universitetin evropina të Henri Çilit në Tiranë", shkruante Mane.

Një pasuri, që Fullanit do t'ja kishin zili edhe homologët e tij në vendet më të pasura të botës.

Fiona Fullani, ndryshim spektakolar

Pasi u njohëm me hobet e djalit të Guvernatorit, u bëmë kuriozë për vajzën, e cila në profilin e saj në facebook thotë se vazhdon një universitet në Itali, por në fakt është diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo, në ndryshim nga i vëllai, nuk ka foto ku të tregojë se ka pasione që vlej në mijëra euro, por ajo që zbuluam, ishte tjetër gjë. Nga viti 2012 deri në vitin 2013, Fiona ka bërë një ndrys him spektakolar në pamje. Ajo jo vetëm që ka rënë shumë në peshë, por është transformuar në çdo gjë tjetër, duke u kthyer nga një vajzë  obeze aspak tërheqëse, në vajzë seksi me pamje si të një aktoreje Hollywood-I.



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA MË SË SHUMIT IMPORTON NGA SERBIA (08.02.2014)
KROACI - KTHEHESHIN ME PUSHIME NË SHQIPËRI, TRAGJEDI NË AKSIDENT FAMILJA SHQIPTARE (08.02.2014)
AXHENDA E VIZITËS SË PAPA FRANÇESKUT NË TIRANË (08.02.2014)
PARA KUSHTETUESES DALIN PARTITË DHE JO GRUPET PARLAMENTARE (08.02.2014)
LDK-AAK-NISMA HEDHIN POSHTË KËRKESËN E PDK-së (08.02.2014)
GLAUK KONJUFCA - EKSTREMIZMI FETAR, ARMIKU I KOMBIT SHQIPTAR, DËSHMI E DËSHTIMIT TË SHTETIT (08.02.2014)
JAHJAGA - KOSOVA NUK DO TË BËHET ASNJËHERË STREHË E GRUPEVE RADIKALE (08.01.2014)
NË MBROJTJE TË POPULLIT PALESTINEZ NË GAZA (08.01.2014)
GJYKATA SPECIALE - PENG I NGËRÇIT INSTITUCIONAL (08.01.2014)
JAKUP KRASNIQI - VENDI S'KA NEVOJË PËR ZGJEDHJE, LAN MUND TA QEVERISË (08.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]