AMBASADORI ARVIZU VIJON MANDATIN E TIJ NË TIRANË - NUK KONFIRMOHET DONALD LU
E Djelë, 08.03.2014, 07:30am (GMT+1)
TIRANE - Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksander Arvizu, mesa duket do të vazhdojë të qëndrojë në këtë post edhe për disa kohë. Senati amerikan, teksa ka zhvilluar një mbledhje ditën e premte, ka miratuar vetëm kandidatin për ambasador amerikan në Rusi, John Teft, të emëruar nga Barak Obama.
Kjo, pasi republikanët kanë bllokuar konfirmimin e disa kandidaturave për ambasadorë amerikanë në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë këtu edhe Donald Lunë, i cili është kandidat për ambasador amerikan në Shqipëri i emëruar nga Obama. Si rrjedhojë, Aleksandër Arvizu do të vazhdojë të mbajë postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri edhe pse mandati i tij ka më shumë se një vit që ka përfunduar.
Kjo ishte seanca e fundit e senatit për këtë sesion, i cli pritet të nisë në muajin shtator.
www.voal-online.ch
|