E Djelë, 02.08.2026, 12:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KËRKOHET TRANSPARENCË E PLOTË LIDHUR ME SKANDALIN E BANKËS QENDRORE TË SHQIPËRISË

E Djelë, 08.03.2014, 09:23am (GMT+1)


TIRANË - Në opinionin publik, në mediat dhe në segmentet e ndryshme të shoqërisë në Shqipëri po kërkohet transparencë e plotë në veprimet që po bëhen në vijim të skandalit që ndodhi në Bankën Qendrore të Shqipërisë:

Bashkëshortja e përgjegjësit të arkës në Bankën e Shqipërisë, Petrit Ramohitaj, i arrestuar për supervjedhjen e 713 milionë lekëve, tregon se si ka ndodhur arrestimi i bashkëshortit të saj mbrëmjen e së enjtes. Ajo tregon për "GSH" se bashkëshorti i saj ka hyrë në shtëpi rreth orës 6 pasdite dhe ka njoftuar familjen se Fullani e ka pushuar nga puna. Më pas, e kanë telefonuar nga policia dhe e kanë thirrur: eja se komshiut i pikon lavamani.

Magdalena Ramohito iu është drejtuar mediave edhe me një letër ku rrëfen versionin e saj për përfshirjen në skandal. Sipas Magdalenës, natën e arrestimit bashkëshortin e saj e kanë hequr nga puna dhe më pas e kanë vënë në pranga. "Punoi gjithë ditën si gjithmonë dhe rreth orës 6, sapo na përshëndeti na tha: "˜Fullani më pushoi nga puna' dhe pas pak shtoi se nuk e priste", citon në letrën e saj bashkëshortja e përgjegjësit të arkës. Por, ajo ngre edhe një tjetër shqetësim, që sipas saj ka lidhje me bastisjen që policia ka bërë në shtëpinë e saj, kur në të nuk kishte njeri.

"Shtëpia ime është e vjedhur... Unë nuk jam në gjendje që të bëj inventarin e sendeve... Rreth orës 03:00 të mëngjesit hymë në shtëpi... kur menjëherë më ranë në sy një pale syze optike me kuti blu dhe bishtat e tyre ishin të veshur me blu, shenjë e qartë se në apartamentin tonë kishin hyrë njerëz... Shqetësimi im është, kush ka hyrë dhe më ka dhunuar banesën dhe me çfarë urdhri?", ngre shqetësimin në letrën e saj Magdalena
Ramohitaj. Më tej ajo vazhdon:

"Petrit Ramohitaj, ish-punonjës i Bankës së Shqipërisë prej 12 vitesh, i njohur nga të gjithë si një njeri shumë korrekt, me merak të theksuar për punën, për punën e shtetit, me integritet të lartë moral dhe profesional, një nga të pestët në Bankën e Shqipërisë që ka fituar titullin "˜Auditi i Sektorit Publik', por shumë modest, ka bërë mbrëmë edhe sot gjithë ditën xhiron nëpër media, si një nga fajtorët kryesorë për vjedhjen e shumave marramendëse. Petrit Ramohito (aj), në atë sektor ka nisur punën si përgjegjës arke, prej nevojës ekonomike (rreth 2 vjet më parë), pasi mua siç e kam sqaruar në disa shkrime, më larguan nga ministria ku punoja në 2005 dhe më mbylleshin të gjitha shtigjet për punësim, madje edhe në ato universitet kur drejtonin anëtarë të këshillit mbikëqyrës. Petriti ka punuar me korrektesën që e karakterizon, madje edhe në kushte të vështira... Pas kësaj letre "Gazeta Shqiptare" ka kontaktuar me znj. Ramohitaj dhe ka mësuar një pjesë të vërtetës pas bisedës së shkurtër të bërë me të.

Braçe: Organigrama e BSH publike, të dalë përgjegjësia e Ardian Fullanit

TIRANE- Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe tha dje se duhet të publikohet urgjentisht organigrama e Bankës së Shqipërisë. Sipas tij, vetëm kështu do të dalë përgjegjësia e gjithsecilit, duke përfshirë Guvernatorin e BSH-së.

"Duhet të jetë publike: Një organigramë e Bankës së Shqipërisë!! Menjëherë dhe publike! Nuk ka pse ti fshihen edhe më publikut!! Vetëm kështu gjithsecili ndër ne mund të kuptojë qartë: PERGJEGJESINE politike; PERGJEGJESINE administrative; PERGJEGJESINE penale. Për të gjithë; Guvernatorin, Këshillin Mbikëqyrës, çdo funksionar të Bankës së Shqipërisë. Kjo transparencë është e domosdoshme! Kjo e bën të kontrollueshëm hetimin! Kështu kuptojmë nëse hetimi është gjithëpërfshirës dhe nëse jo, kush po falet. Në anë tjetër, sot është një ditë e tmerrshme për "funksionarin publik"!! Çfarë degradimi!", shkruajti deputeti socialist, dje në "Facebook".

Ndërkohë, organi i akuzës pas vjedhjes në BSH, ka krijuar bindjen se vjedhja, për të cilën janë arrestuar Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, është kryer lehtësisht edhe për faktin se punonjës të tjerë që kanë pasur detyrë për të rakorduar kartëmonedhat që hynin dhe dilnin nga sportelet përkatëse, nuk kanë kryer detyrën e tyre. Shkelja e kryer prej këtyre punonjësve u konstatua edhe nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë që gjenden në ambientin ku ka ndodhur vjedhja. Pasi Prokuroria e Tiranës ka këqyrur kamerat e sigurisë, ka rezultuar se vëzhguesi-operator i ka parë veprimet e Bitrajt, i cili mbushte thasë plastikë me kartëmonedha në magazinën e Stokut, dhe nuk e ka raportuar. Sipas organit të akuzës, i pandehuri kryesor në këtë çështje, pasi i merrte paratë me thasët plastikë, shkonte në tualetet e ndërtesës dhe i fshihte lekët në trup, poshtë rrobave.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORI ARVIZU VIJON MANDATIN E TIJ NË TIRANË - NUK KONFIRMOHET DONALD LU (08.03.2014)
ARDIAN FULLANI - GUVERNATORI MË I PAGUAR NË BOTË, PAS ATIJ ANGLEZ (08.02.2014)
KONFISKOHEN MIJËRA KUTI ME MEDIKAMENTE NË QAFË TË MORINËS (08.02.2014)
ÇMENDURIA E LUKSIT E FAMILJES TË FULLANIT - GUVERNATORI ËSHTË AKUZUAR GJITHMONË PËR ABUZIMET NË KËTË INSTITUCION (08.02.2014)
KOSOVA MË SË SHUMIT IMPORTON NGA SERBIA (08.02.2014)
KROACI - KTHEHESHIN ME PUSHIME NË SHQIPËRI, TRAGJEDI NË AKSIDENT FAMILJA SHQIPTARE (08.02.2014)
AXHENDA E VIZITËS SË PAPA FRANÇESKUT NË TIRANË (08.02.2014)
PARA KUSHTETUESES DALIN PARTITË DHE JO GRUPET PARLAMENTARE (08.02.2014)
LDK-AAK-NISMA HEDHIN POSHTË KËRKESËN E PDK-së (08.02.2014)
GLAUK KONJUFCA - EKSTREMIZMI FETAR, ARMIKU I KOMBIT SHQIPTAR, DËSHMI E DËSHTIMIT TË SHTETIT (08.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]