E Enjte, 02.19.2026, 08:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DEMAÇI - POLITIKANËT KANË DEGRADUAR TËRËSISHT, E HARRUAN KOMBIN

E Djelë, 08.03.2014, 04:02pm (GMT+1)



Aktualisht në Kosovë po luftohet për një pushtet i cili po dëshpëron qytetarët. Akterët politik kanë degraduar aq shumë sa që kanë harruar interesin e kombit duke parë vetëm interesin vetjak apo grupor. E populli është në një pritje e cila nuk po dihet se kur do të mbarojë.

Duke thënë se Evropa po bënë gabim të madh me popullin shqiptar lidhur me gjykimin e luftëtarëve të UÇK-së, e po i lë anash të bëmat e Serbisë, veprimtari Adem Demaçi, në një intervistë dhënë Kosovapressit, flet edhe për seancën e 17 korrikut, prej të cilës thotë se ka mbetur i dëshpëruar. Thotw se ndodhitë e fundit në konfliktet në vendet e lindjes, nuk kanë të bëjnë me fenë islame. Sipas tij, këto janë çmenduri të cilat feja islame nuk i lejon.

Demaçi thotë se për arsye vetjake, aktualisht në Kosovë po veprohet me disa standarde ballkanike të gabuara.

"Unë po habitem se si është e mundur, se si kanë degraduar në atë shkallë sa të harrojnë interesin e kombit, ta harrojnë interesin e shtetit edhe arsyet personale, arsyet e interesit të ngushtë, vetjak ose grupor, të behën aq të rëndësishme sa që të bllokohet krejt jeta politike, të bllokohen shumë veprimtari të domosdoshme për ecjen, kështu siç jemi duke ecur, ngadalë për Kosovën, kjo po më dëshpëron shumë... dhe këtu ka më shumë shtyrje për një farë pushteti sesa përpjekje që shpejt të zgjidhen problemet në interes të kombit, të krijohet një qeveri kur do të kishte me shumicë të madhe të deputetëve do të mund që votonin në mënyrë kompetente dhe ashtu siç po e kërkon Evropa e bota", thotë ai.

Sjelljet e fundit, Demaçi i quan papërgjegjësi. Sipas tij, shumë prej tyre harruan luftën e përpjekjet e tyre dhe po sillen sikur të kenë probleme të tyre e jo probleme te të gjithë Kosovës.
Demaçi flet edhe për formimin e qeverisë, thotë se bllokut AAK-LDK-NISMA nuk po iu pritet të shohin se a do të mund të formojnë qeverinë ata, apo koalicioni që ka fituar shumicën e votave në zgjedhje.
"Është një farë rregulli që po thonë këta juristët, unë jurist nuk jam, por po thonë që ata që kanë fituar në zgjedhjet e rregullta që e kanë fituar shumicën e votave, gjoja atyre iu takon që ata ta marrin mandatin për formimin e qeverisë. Si janë votat pastaj, si janë numrat që po thonë e tjera, këto mbetet të shihet, të shikohet a do të ketë mundësi të formohet një qeveri stabile apo nga këta që po pretendojnë që këta duhet ta marrin mandatin meqë i kanë shumicën e votave, këtyre nuk po iu pritet, sepse nëse pala që e ka mandatin sipas rregullave tradicionale, duhet të bëjë përpjekje ta formojë qeverinë, nëse ata nuk mund ta formojnë qeverinë, atëherë ose do të shkohet në zgjedhje të reja, ose do t'i jepet mundësia një mandatari tjetër që ta formojë qeverinë, kjo do të varet si dot veprojëpresidentja, si do të jetë juridikisht më e drejtë", thotë ai.

E nga seanca e 17 korrikut, Demaçi mbeti i dëshpëruar dhe i zhgënjyer, ku thotë se po bëhet luftë për pushtet, të cilin e quan pushtet që po dëshpëron popullin.
"Më ka dëshpëruar shumë, sepse edhe aty doli në shesh përpjekjet që të imponohet një zgjidhje sipas interesave të ngushta, jo duke shikuar interesin, sepse interesi i Kosovës kërkon që ta ketë një qeveri stabile, me një stabilitetit të madhe në mënyrë që të mund të marrë vendime të cilat pritet nga Kosova të marrë vendime, ashtu siç po kërkon Kosova prej nesh. Tash këtu po dominojnë interesa tjera dhe po harrohet interesi i Kosovës, prandaj po bëhet një farë lufte për pushtet, pushtet që shumicën e popullit po e dëshpëron me të drejtë, kështu që po zgjatë kjo farë agonie e pahijshme edhe nuk di se si do të ja bëjnë këta që të mund të dalin prej kësaj situate këtu", thotë ai.

Në anën tjetër, sa i përket gjykimeve për ish-pjesëtarët e UÇK-së, për Demaçin kjo është e papranueshme. Ai thotë se Evropën e ka përfshirë burokratizmi dhe po bënë gabime të mëdha që janë në kundërshtim me demokracinë dhe mbrojtjen e së vërtetës.
"Mendoj që Evropa e ka gabim, fort gabim e ka që një popull i cili ka qenë i detyruar të luftojë për lirinë e vet, një popull i cili ndaj të cilit janë bërë padrejtësi të mëdha, shtypje të mëdha, vrasje të mëdha masive, bombardime etj, ne nuk kemi shkuar në luftë prej qejfit, ne kemi shkuar në luftë sepse lufta nga Serbia dhe çetnikë, regjimi çetnik na është imponuar, kështu që të insistohet gjoja po kërkojmë fajtor njerëz që kanë shkelur rregullat e luftës nga ana e atyre që kanë luftuar për lirinë e vet, për lirinë e popullit, kurse i kanë me qindra e qindra të dhëna e argumente që një gjyq i tillë do të duhej të formohej për palën serbe, për çetnikët e Serbisë dhe jo për ne... ka aq shumë krime të bëra nga çetnikët serb, saqë është e çuditshme se si bota këto krime i harron, merreni me mend ju edhe sot zbulohen vrasjet e tyre, dhe i kanë vra dhe e kanë parë të arsyeshme t'i fshehin krimet e tyre, kjo është krim mbi krimet dhe Evropa sillet në një mënyrë tolerante ndaj këtyre krimeve", thotë ai.

Sipas tij, formimi i gjykatave të tilla nuk do të jetë produktiv dhe po krijon pakënaqësi të mëdha tek populli.Madje sipas tij, nuk është në favor të Evropës që të përkrahë një shtet si Serbia që i ka bërë katër luftëra.
Ai mendon se Kosova do të rrezikohej nga radikalizmi vetëm nëse nuk do të ndërmerren masat që të mbyllen burimet të cilat po prodhojnë fanatik të cilët po bëjnë veprime jonjerëzore.
"Kosova nuk rrezikohet, por problemi është që nuk na duhen ne këto, ne dhe miqtë tanë amerikanë e evropian, janë sjellë shumë butë me disa tendenca që na kanë ardhur nga jashtë që këtu të krijohene të prodhohen fanatikë të cilët do të iu shërbejnë fanatikëve që veprojnë e punojnënë shtetet arabe.

Këtu ka edhe hoxhallarë që predikojë vetëm për islamizmin e që na e shajnë Nënë Terezën, ka njerëz që e shajnë edhe Skënderbeun që ka edhe pse ka luftuar kundër Turqisë, do të thotë iu është lejuar një mundësi shumë e keqe që këta të ndikojnëtë njerëzit që janë me dije, që lenë të dëshirohet,me një dije shumë të vogël, me njerëz që janë me karaktere labile të cilët mund të ndikohen nga fjalët e njerëzve të ndryshëm", thotë ai.

E veprimet e Lavdërim Muhaxherit, që së fundi tronditën opinioni kosovar, Demaçi i quan çmenduri që nuk kanë të bëjnë me fenë islame.
Demaçi përsëritë që institucionet duhet t'i ndalin burimet e një propagande të gabuar, që siç thotë ai, është anti-islame në esencë. Sipas tij, shteti i Kosovës duhet të rishikojë qëndrimin që mos të lejojë individë të ndryshëm t'i fryjnë zjarrit që shkakton dëme të mëdha.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHUMICA E RE DO TË RISHIKOJË VENDIMET E QEVERISË NË LARGIM (08.03.2014)
EKSPERTËT - NGËRÇI POLITIK E DËMTON RËNDË EKONOMINË E KOSOVËS (08.03.2014)
OVL E UÇK-së I QUAN 'SHËRBYES TË RANKOVIÇIT' PËRKRAHËSIT E GJYKATËS SPECIALE (08.03.2014)
KËRKOHET TRANSPARENCË E PLOTË LIDHUR ME SKANDALIN E BANKËS QENDRORE TË SHQIPËRISË (08.03.2014)
AMBASADORI ARVIZU VIJON MANDATIN E TIJ NË TIRANË - NUK KONFIRMOHET DONALD LU (08.03.2014)
ARDIAN FULLANI - GUVERNATORI MË I PAGUAR NË BOTË, PAS ATIJ ANGLEZ (08.02.2014)
KONFISKOHEN MIJËRA KUTI ME MEDIKAMENTE NË QAFË TË MORINËS (08.02.2014)
ÇMENDURIA E LUKSIT E FAMILJES TË FULLANIT - GUVERNATORI ËSHTË AKUZUAR GJITHMONË PËR ABUZIMET NË KËTË INSTITUCION (08.02.2014)
KOSOVA MË SË SHUMIT IMPORTON NGA SERBIA (08.02.2014)
KROACI - KTHEHESHIN ME PUSHIME NË SHQIPËRI, TRAGJEDI NË AKSIDENT FAMILJA SHQIPTARE (08.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2026  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]