PREMTIMI I PAPËRMBUSHUR I SHQIPËRISË DHE KOSOVËS MBAN RADHËT E GJATA NË KUFI
E Hënë, 08.04.2014, 06:45am (GMT+1)
Testimi për transit të përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, bërë me shumë bujë më 8 maj të këtij viti, vazhdon të mbetet vetëm test, shkruan sot Koha Ditore. Megjithëse kanë kaluar rreth tre muaj që nga dita kur drejtorët e Doganës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, respektivisht Elisa Spiropali e Lulzim Rafuna.
Ata thanë se testuan me sukses transitin e parë të përbashkët të çelur në Doganën e Durrësit me destinacion Doganën e Prizrenit. Subjekti çeli transitin në Durrës, duke kryer në Doganën e Vërmicës një procedurë që normalisht zgjaste 1 ditë brenda 4 minutash. Por megjithëse kanë kaluar dy muaj nga afati i përcaktuar ende vazhdon ribërja e procedurave për mallrat transite me destinacion Kosovën në pikëkalimin kufitar të Morinit, duke shkaktuar në pjesën e Shqipërisë radhe të gjata për kamionët që shkojnë edhe 2-3 kilometër si dhe vonesa që shkojnë deri në 24 orë, madje në disa raste edhe 48 orë.
www.voal-online.ch
|