| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
EKSPERTËT - KOSOVA ME TELASHE BRENDA DHE JASHTË E Hënë, 08.04.2014, 06:56am (GMT1) ![]() Politikë e prodhimit të problemeve të brendshme dhe të jashtme e kanë përshkuar analistët politikën kosovare, shkruan sot Koha Ditore. Kur flasin kështu ata u referohen zhvillimeve paszgjedhore, raportit të kryeprokurorit ndërkombëtar Clint Williamson, për krimet e supozuara të UÇK-së, si dhe problemit në rritje me ekstremizmin fetar mysliman. Politologu Behlul Beqaj ka thënë se sa i takon situatës së ndërlikuar politike pas zgjedhjeve të muajit të kaluar zgjidhja ekziston. "Zgjidhja është e thjeshtë për ata që janë të interesuar për zgjidhje. Duhet respektuar vullneti politik i shumicës" ka thënë ai. E Fisnik Korenica, jurist nga organizata Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke iu referuar situatës delikate politike me krijimin e institucioneve, ka thënë se nëse partitë politike i hyjnë "lojës" së kontestimeve procedurale për çdo vendim politik, atëherë kjo betejë politike dhe kjo bllokadë politike hyn në rrugën e pafund. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||