E Shtunë, 07.19.2025, 06:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT - KONFLIKT INTERESI, AUDITIMIN PRIVAT TË MOS E PËRCAKTOJË GUVERNATORI FULLANI

E Hënë, 08.04.2014, 09:14am (GMT+1)



TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit e sheh me shqetësim faktin që auditimi i Bankës së Shqipërisë kryhet nga subjekte private të përzgjedhura nga këshilli drejtues i këtij institucioni, i cili kryesohet nga Guvernatori Ardian Fullani. Në vitin 2013, KLSH-ja i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të heqë dorë nga kjo praktikë, e cila përbën konflikt interesi, pasi "Këshilli Mbikëqyrës nuk është i ndarë nga ekzekutivi, për shkak të drejtimit të tij nga Guvernatori". Po ashtu, KLSH-ja kërkon që kompetenca për përzgjedhjen e kompanisë private që do të auditojë Bankën e Shqipërisë t'i jepet ekskluzivisht Kuvendit. "Për të rritur mirëqeverisjen, transparencën dhe besueshmërinë e publikut, vendosja e audituesit të jashtëm nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili nuk është i ndarë nga ekzekutivi për shkak të drejtimit të tij nga Guvernatori, rekomandoj: Ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së audituesit të pasqyrave financiare, për të shmangur konfliktin e interesit në përzgjedhjen e tij, duke ia kaluar këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë, referuar edhe praktikave më të mira botërore."

Raporti

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar sot, i përket auditimit të ushtruar në këtë institucion në harkun kohor 01.01.2012 - 31.12.2012. Në raportin e miratuar nga kreu i këtij institucioni, Bujar Leskaj më 23.07.2013, Bankës së Shqipërisë i kërkohet gjithashtu të rishikojë praktikën e përcaktimit të pagave mjaft të larta për titullarët e saj, të cilat duhet të jenë "në raporte të pranueshme krahasuar me pagën e Presidentit të Republikës". KLSH-ja kërkon gjithashtu, të vendosen nivele të arsyeshme për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, nivele shpërblimi të cilat, duke marrë në konsideratë edhe nivelin e pagës bazë të tyre, nuk duhet të tejkalojnë gjithsesi pagën e Guvernatorit, apo këto paga të jenë më pak sesa paga e anëtarëve të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Raporti i plotë i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas auditimit të Bankës së Shqipërisë në vitin 2013

MBI AUDITIMIN E USHTRUAR NË BANKËN E SHQIPËRISË

Raporti Përfundimtar i Auditimit të Ushtruar në Bankën e Shqipërisë me Objekt "Mbi vlerësimin e aktivitetit ekonomik dhe financiar, zbatimi i buxhetit në Bankën e Shqipërisë dhe rregullshmëria e zhvillimit të ankandeve të bonove të thesarit dhe obligacioneve", për periudhën 01.01.2012 - 31.12.2012, dhe masat për përmirësimin e gjendjes, janë miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH nr.87 datë 23.07.2013 Bazuar në nenin 9 dhe 16 të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 "Për Kontrollin e Lartë të Shtetit", me ndryshimet e bëra me ligjin nr. 8599, datë 1.06.2000 me shkresën nr.311/8 datë 23.07.2013 dërguar z.Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, krahas Raportit Përfundimtar të Auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar dhe kërkuar zbatimin e masave të mëposhtme

A. PROPOZIME PËR NDRYSHIME APO PËRMIRËSIME NË LEGJISLACION

1. Ligji nr. 8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë" përcakton se Banka e Shqipërisë është e pavarur në marrjen e vendimeve të saj në fushën e kompetencave që ligji i akordon pushtet dhe pavarësi që sipas nenit 45 i atribuon Këshillit të saj Mbikëqyrës të drejtën për të përcaktuar nivelin e pagave dhe të shpërblimeve të Guvernatorit, Zv. Guvernatorëve dhe personelit të Bankës. Bazuar në këtë të drejtë që i jep ligji, Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar Vendimet nr. 55, datë 08.07.2009 "Për përcaktimin e pagës bazë të punonjësve në Bankën e Shqipërisë", ndryshuar me Vendimin nr.70, datë 27.10.2010 "Për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.55, datë 08.07.2009 "Për përcaktimin e pagës bazë të punonjësve në Bankën e Shqipërisë". Me Vendimin nr. 27, datë 26.03.2008, ndryshuar me vendimin nr.13, datë 13.02.2013, Këshilli Mbikëqyrës përcakton nivelin e shpërblimit për anëtarët e tij dhe kryetarin e Këshillit Mbikëqyrës.

Nga auditimi rezultoi rregullshmëria ligjore e pagesave të mbështetura në vendimet e cituara më sipër, ndërkohë që nga ana tjetër konstatojmë mos respektim të sensibilitetit të shtetasve në lidhje me përdorimin e fondeve në dispozicion, kjo referuar niveleve shumë të larta të pagesave për nivelet drejtuese, si pagë dhe shpërblime të ndryshme, por dhe të trajtimeve për udhëtime e dieta, krahasuar me nivelin e pagës të punonjësve të institucioneve kushtetuese.

Për sa më sipër, rekomandoj që:
a. Të iniciohen iniciativa ligjore për rishikimin e Ligjit për Bankën e Shqipërisë, në frymën e minimizimit të riskut potencial të abuzimit me pavarësinë dhe shmangies së konfliktit të interesit që evidentohet në praktikat e përcaktimit të pagave dhe
shpërblimeve për nivelet drejtuese.
b. Të përcaktohet një kornizë e kujdesshme rregullatore në lidhje me nivelin e pagës së Guvernatorit, e cila duhet të ndjekë trendin e pagave të tregut bankar, por gjithmonë duhet të jetë në raporte të pranueshme krahasuar me pagën e Presidentit të Republikës, bazuar kjo në përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të ngjashme por pa harruar përshtatshmërinë me realitetin shqiptar.
Gjithashtu, të vendosen nivele të arsyeshme për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, nivele shpërblimi të cilat duke marrë në konsideratë edhe nivelin e pagës bazë të tyre nuk duhet të tejkalojnë gjithsesi pagën e Guvernatorit, apo këto paga të jenë më pak sesa paga e anëtarëve të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Menjëherë

2. Në Ligjin nr.8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", neni 68, thekson: "Llogaritë dhe regjistrat e Bankës së Shqipërisë mund të kontrollohen nga kontrollorë të jashtëm të institucioneve kontrolluese të njohura në arenën ndërkombëtare dhe që caktohen nga Këshilli Mbikëqyrës". Për plotësimin e këtij detyrimi ligjor është vepruar me auditorin e jashtëm të pavarur XXXXXXXXX., i cili ka audituar llogaritë dhe ka dhënë opinion për to në datën 06.03.2013. Në opinionin e këtij auditori theksohet: "Sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare paraqesin në mënyrë të drejtë në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar të Bankës se Shqipërisë më 31.12.2012, rezultatin e saj financiar dhe fluksin e saj të parave për vitin e mbyllur në atë datë, në përputhje me politikat kontabël të përshtatura nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, siç është shpjeguar në pasqyrat financiare".
Për të rritur mirë qeverisjen, transparencën dhe besueshmërinë e publikut vendosja e audituesit të jashtëm nga Këshilli Mbikëqyrës i cili nuk është i ndarë nga ekzekutivi për shkak të drejtimit të tij nga Guvernatori, rekomandoj:
a. Ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së audituesit të pasqyrave financiare për të shmangur konfliktin e interesit në përzgjedhjen e tij, duke ia kaluar këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë, referuar edhe praktikave më të mira botërore. Kuvendi përzgjedh vetëm audituesin ndërkombëtar të pavarur dhe nuk merr përsipër pagesën e shërbimit që mbulohet nga vetë Banka.

LORENC RABETA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSPERTËT - KOSOVA ME TELASHE BRENDA DHE JASHTË (08.04.2014)
VJEDHJA, BERISHA GUXON TË MBROJË FULLANIN - KRIMI U ZBULUA DHE DENONCUA NGA VETË BSH (08.04.2014)
PREMTIMI I PAPËRMBUSHUR I SHQIPËRISË DHE KOSOVËS MBAN RADHËT E GJATA NË KUFI (08.04.2014)
DEMAÇI - POLITIKANËT KANË DEGRADUAR TËRËSISHT, E HARRUAN KOMBIN (08.03.2014)
SHUMICA E RE DO TË RISHIKOJË VENDIMET E QEVERISË NË LARGIM (08.03.2014)
EKSPERTËT - NGËRÇI POLITIK E DËMTON RËNDË EKONOMINË E KOSOVËS (08.03.2014)
OVL E UÇK-së I QUAN 'SHËRBYES TË RANKOVIÇIT' PËRKRAHËSIT E GJYKATËS SPECIALE (08.03.2014)
KËRKOHET TRANSPARENCË E PLOTË LIDHUR ME SKANDALIN E BANKËS QENDRORE TË SHQIPËRISË (08.03.2014)
AMBASADORI ARVIZU VIJON MANDATIN E TIJ NË TIRANË - NUK KONFIRMOHET DONALD LU (08.03.2014)
ARDIAN FULLANI - GUVERNATORI MË I PAGUAR NË BOTË, PAS ATIJ ANGLEZ (08.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]