E Shtunë, 07.19.2025, 06:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VJEDHJET NË BSH, QYTETARËT PROTESTOJNË PARA SELISË - DORËZONI DON FULLANIN!

E Hënë, 08.04.2014, 04:47pm (GMT+1)



TIRANE - Thirrjeve për protesta në rrjetet sociale, për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i janë bashkuar mesditën e sotme dhjetëra qytetarë. Protesta zhvillohet përpara godinës ku është transferuar Banka e Shqipërisë, pranë sheshit "Avni Rustemi".

Organizatorët e protestave deklaruan se do të vijojnë protestën çdo ditë, deri sa parlamenti të mblidhet dhe të shkarkojë Guvernatorin Fullani, ose ai të jape dorëheqjen.

Protestuesit mbanin në duar parrulla të tilla si "Dorëzoni Don Fullanin", "Full hajn" etij. Protestuesit kërkojnë mbledhjen e parlamentit dhe shkarkimin e Fullanit.

Ata janë shprehur të irrituar me heshtjen e politikës për rastin e Ardian Fullanit.

"Ne nuk kemi lecka të fshijmë djersët, djali i Fullanit i fshin me 500 euro. Kjo është e turpshme", tha një prej protestuesve.
Thirrja për protesta është bërë përmes Facebook-ut, ku u ftuan shqiptarët të protestojnë pranë sheshit Avni Rustemi, ish-rezidenca e firmës Piramidale VEFA.

"Meqënese Parlamenti është shpërndarë për pushimet e verës dhe nuk mund të mblidhen për të shkarkuar Guvernatorin, atëherë lë të protestojmë dhe të detyrojmë atë të dorëhiqet. Janë vjedhur 7.2 milion$, Përgjegjësia kryesore është e drejtuesit të B.SH dhe më pas e zinxhirit të punonjësve që ai vetë i ka punësuar aty."- thuhet në thirrjen për protestë.

Vjedhja e bankës, AK: Të martën në protestë, "˜Ktheni paratë e popullit'
Aleanca KuqeZi i bën thirrje qytetareve të protestojnë kundër vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Në një reagim të AK, postuar edhe ne rrjetin social, vjedhja cilësohet një krim mafioz nga ana e shtetit.

"Qytetarët të martën në protesta. Ktheni paratë e popullit"- ben apel AK.
Sipas AK, te dy partite e medha, duke mos reaguar per kete krim, tregojne se jane të inkriminuara me Fullanin. "Bella Mafia", kapitulloi shtetin, jane te tjera deklarata nga AK.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRISHTINË - BIZNESI KËRKON TREG TË PËRBASHKËT KOSOVË-SHQIPËRI (08.04.2014)
TREGU BANKAR I KOSOVËS FUNKSIONON VETËM ME DEGË BANKASH TË HUAJA (08.04.2014)
SOT NË ORËN 12 - PROTESTË TEK BANKA KUNDËR FULLANIT, ORGANIZUAR NGA FACEBOOK (08.04.2014)
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT - KONFLIKT INTERESI, AUDITIMIN PRIVAT TË MOS E PËRCAKTOJË GUVERNATORI FULLANI (08.04.2014)
EKSPERTËT - KOSOVA ME TELASHE BRENDA DHE JASHTË (08.04.2014)
VJEDHJA, BERISHA GUXON TË MBROJË FULLANIN - KRIMI U ZBULUA DHE DENONCUA NGA VETË BSH (08.04.2014)
PREMTIMI I PAPËRMBUSHUR I SHQIPËRISË DHE KOSOVËS MBAN RADHËT E GJATA NË KUFI (08.04.2014)
DEMAÇI - POLITIKANËT KANË DEGRADUAR TËRËSISHT, E HARRUAN KOMBIN (08.03.2014)
SHUMICA E RE DO TË RISHIKOJË VENDIMET E QEVERISË NË LARGIM (08.03.2014)
EKSPERTËT - NGËRÇI POLITIK E DËMTON RËNDË EKONOMINË E KOSOVËS (08.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]