VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIRANË - QEVERIA MBYLL 17 UNIVERSITETE PRIVATE
Pezullohen dhjetëra të tjerë

E Martë, 08.05.2014, 08:14am (GMT1)


Ministria e arsimit në Shqipëri bëri të ditur se ka në plan të mbyllë 17 universitete private dhe 6 degë të universiteteve publike, si dhe do të paditë në gjykatë këdo që ka abuzuar me ligjin e arsimit të lartë. Ekspertët e qeverisë njoftuan se treçereku i univeriteteve nuk i plotësojnë kriteret ligjore, madje nuk kanë dokumentacion. Ministria e arsimit publikoi një listë të gjatë me emrat e 17 universiteteve, që do t'u hiqet licenca dhe pezullimi për dhjetëra të tjerë. Kjo është hera e parë që kryhet një kontroll i plotë në sistemin universitar të Shqipërisë, pas të cilit do të vijë edhe akreditimi ligjor e profesional.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.