ÇMONTOHET AVIONI I DROGËS NË DIVJAKË - AKSION PËR LARGIMIN E MJETIT NGA PLAZHI
E Martë, 08.05.2014, 08:33am (GMT+1)
DIVJAKE Forca të policisë dhe ushtrisë kanë nisur mëngjesin e sotëm një operacion për largimin e avionit tip "Piper" që ngeci në plazhin e Divjakës, në tentativë për të transportuar drogë drejt shtetit fqinj.
Operacioni ka nisur rreth orës 07:30 nga forca të ushtrisë dhe 15 efektivë të Lushnjes, të cilët po çmontojnë mjetin për ta nisur më pas drejt Tiranës.
Mesditën e 10 majit, avioni i vogël "Piper" ngeci në plazhin e Divjakës, ku do të ngarkohej me drogë. Paralel me mjetin u kapën edhe 460 kg hashash në një fuoristradë në plazh.
Policia prangosi pilotin italian Giorgio Rifotmato dhe 35-vjeçarin Saimir Bajrami, të cilët po përballen me akuzën për trafikim të lëndëve narkotike.
www.voal-online.ch
|