| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
ÇMONTOHET AVIONI I DROGËS NË DIVJAKË - AKSION PËR LARGIMIN E MJETIT NGA PLAZHI E Martë, 08.05.2014, 08:33am (GMT1) ![]() DIVJAKE Forca të policisë dhe ushtrisë kanë nisur mëngjesin e sotëm një operacion për largimin e avionit tip "Piper" që ngeci në plazhin e Divjakës, në tentativë për të transportuar drogë drejt shtetit fqinj. Operacioni ka nisur rreth orës 07:30 nga forca të ushtrisë dhe 15 efektivë të Lushnjes, të cilët po çmontojnë mjetin për ta nisur më pas drejt Tiranës. Mesditën e 10 majit, avioni i vogël "Piper" ngeci në plazhin e Divjakës, ku do të ngarkohej me drogë. Paralel me mjetin u kapën edhe 460 kg hashash në një fuoristradë në plazh. Policia prangosi pilotin italian Giorgio Rifotmato dhe 35-vjeçarin Saimir Bajrami, të cilët po përballen me akuzën për trafikim të lëndëve narkotike. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||