ISH DEPUTETI GANI GECI - I DYSHUAR PËR VRASJE
E Martë, 08.05.2014, 11:36am (GMT+1)
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë nga Lidhja Demokratike e Dardanisë, Gani Geci, dyshohet se ka vrarë një person me inicialet R.SH në qendër të Skenderajt.
I dyshuari Gani Geci, sipas policisë është ende në arrati dhe policia është duke vazhduar kërkimin për ta arrestuar atë.
"Në bazë të informacioneve të policë që ka siguruar, dyshohet që aktin e vrasjes ta ketë kryer Gani Geci, i cili është ende në kërkim nga Policia", tha për Radion Evropa e Lirë, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ai tha po ashtu se policia dhe prokuroria janë në rrugë hetimore për gjetjen edhe arrestimin e Gecit.
www.voal-online.ch
|