ISA MUSTAFA - NUK KA FITUES ME 37 DEPUTETË
E Mërkurë, 08.06.2014, 06:52am (GMT+1)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa mbrëmë përmes Facebook ka përkujtuar sërish se Blloku opozitar LDK, AAK dhe NISMA kanë shumicën parlamentare dhe se ky bllok do ta formojë në Qeverinë e re.
Ai ka shtuar se shumica është rregull e demokracisë. Mustafa në Facebook ka shkruar: "Falltaret e Koalicionit PDK, mund të flasin për çfarëdo vote, por Blloku shumicë LDK AAK Nisma tregoi se ka mbështetjen e 83 deputetëve dhe se mori besimin e shumicës së deputetëve. Ata që nuk e kanë të qartë, duhet të vetëdijesohen se shumica është rregull i demokracisë. Asnjë kërcënim mbi fragjilitetin e sigurisë, nëse PDK nuk është në pushtet dhe mbi "paprekshmërinë ligjore të fituesit" nuk e lëvizë konsistencën dhe besimin e këtij blloku shumicë. Nuk ka fitues me 30% të votave dhe me 37 deputetë nga 120 sish në Kuvendin e Kosovës. Fituesi është ai që merr votat dhe përkrahjen e shumicës së deputetëve, të cilët në mënyrë inkluzive determinojnë shumicën e votave të fituara nga qytetarët, pra mbi 50%. Koha që po kalon nuk do të çojë ujë në mulli të qeverisë Thaçi por do ta vërshojë këtë qeveri me gjithë përbërjen e saj të tanishme antikushtetuese, asamblistë-ekzekutive".
www.voal-online.ch
|