BLLOKIMI I KUVENDIT VONON LIBERALIZIMIN E VIZAVE
E Mërkurë, 08.06.2014, 07:02am (GMT+1)
Komisioni evropian nuk ka ndonjë datë se kur mund ta sjellë misionin vlerësues për përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave pas publikimit të raportit të dytë muajin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Nga Ministria e Integrimit Evropian kanë thënë se janë duke analizuar raportin e Komisionit dhe se brenda muajit gusht do ta bëjnë planin e veprimit për përmbushjen e këtyre rekomandimeve. Por ky proces mund të ngecë për aq kohë sa Kuvendi i Kosovës është jofunksional.
Koordinatori për liberalizimin e vizave, Besnik Vasolli, i ka thënë gazetës se janë disa ligje të cilat presin miratimin nga deputetët e Kuvendit.
www.voal-online.ch
|