E Enjte, 05.15.2025, 03:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MBYLLJA E UNIVERSITETEVE PRIVATE - REFORMA ARSIMORE SYNON RRITJEN E CILËSISË

E Mërkurë, 08.06.2014, 07:25am (GMT+1)


Qeveria shqiptare po përgatitet për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik, duke programuar kuota më të ulëta studimore dhe duke mbyllur 17 universitete private. Lajmi zuri vend kryesor dje në vëmendjen e opinionit publik, por zvministri i arsimit, Arbjan Mazniku theksoi se njëlloj me disa universitete private po ashtu u mbyllën edhe 60 programe studimore në universitetet publike dhe 7 degë të universiteteve publike. Pra qeveria i trajtoi njëlloj të giithë sa i takon zbatimit të ligjit.

Zoti Mazniku theksoi se qeveria për asnjë rast nuk cënon sistemin privat të arsimit të lartë, por e sheh si një krah mbështetës të arsimit publik. Ai thotë se qëllimi i vetëm i qeverisë në këtë reformë arsimore është që të nxitë universitetet publike dhe private që t'i shërbejnë sa më mirë studentëve me standarte ligjore dhe shkencore europiane.

Opozita kundërshtoi sot mbylljen e degëve të universiteteve publike në rrethe, e cila sipas saj do të shtojë shpenzimet e familjeve me studentë. Në tubime me degët e Partisë Demokratike të Tiranës, kryetari i saj Lulzim Basha, tha se shkurtimet dhe mbylljet e universiteteve private erdhën papritur duke traumatizuar të rinjtë dhe pedagogët.

Në provimet e maturës sivjet u futën rreth 45 mijë maturantë, por rreth 13 mijë prej tyre ngelën. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë mbi 32 mijë maturantë po plotësojnë aplikimet për të ndjekur universitetet publike, për të cilat qeveria akordoi sivjet mbi 19 mijë kuota studimore. Vitin e kaluar universiteteve iu akorduan 29 mijë kuota, por realisht universitetet shqiptare regjistruan 23 mijë studentë.

Sivjet ministria u kërkoi universiteteve që të propozojnë vetë kuotat, dhe ata kërkuan rreth 22 mijë e 500 kuota studimore. Qeveria e uli më tej kërkesën e tyre në mbi 19 mijë, duke shkurtuar disa programe studimore, që kishin më pak se 10 studentë, dhe 40 programe, ku rezultatet e gjithë studentëve ishin mjaft të ulëta, më pak se 5.5.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLLOKIMI I KUVENDIT VONON LIBERALIZIMIN E VIZAVE (08.06.2014)
ISA MUSTAFA - NUK KA FITUES ME 37 DEPUTETË (08.06.2014)
RIHETIME TË MASAKRAVE TË QYSHKUT, PAVLANIT, LUBENIQIT DHE ZAHAQIT (08.05.2014)
KOALICIONI KRITIKON PDK-në PËR KRIZË INSTITUCIONALE (08.05.2014)
NISIN HETIMET PËR PAKTIN DETAR ME GREINË, PROKURORIA - PROCEDIM PENAL 11 NEGOCIATORËVE (08.05.2014)
SHUMICA E RE QEVERISËSE - TË NDALOJNË PRAKTIKAT KORRUPTIVE TË QEVERISË NË LARGIM (08.05.2014)
VJEDHJA E THESARIT, PROTESTA CIVILE NË DITËN E DYTË - FULLANI LARGOHU, RAMA REAGO! (08.05.2014)
ISH DEPUTETI GANI GECI - I DYSHUAR PËR VRASJE (08.05.2014)
DYSHOHET SE USHTRIA SERBE GJATË LUFTËS RRËMBEU FËMIJË SHQIPTARË NË KOSOVË (08.05.2014)
ÇMONTOHET AVIONI I DROGËS NË DIVJAKË - AKSION PËR LARGIMIN E MJETIT NGA PLAZHI (08.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2025  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]