RAPORTI I GLOBAL PEACE - MAQEDONIA VENDI MË I PASIGURT NË BALLKAN
E Mërkurë, 08.06.2014, 07:59am (GMT+1)
Maqedonia vendi më i pasigurt në Ballkan. Kështu thekson raporti i fundit i organizatës "Global Peace". "˜Në këtë studim, ku paraqitet gjendja e sigurisë në 162 vende të botës, Maqedonia radhitet në vendin e 87, pas Serbisë, Bosnjës, Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit.
Njëri ndër paradokset është Serbia, e cila renditet para të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në vendin 52, para Malit të Zi që zë vendin e 55-të, të Bosnje e Hercegovina në vendin e 61'-shkruan agjencia e lajmeve INA.
Shqipëria gjendet në një vend më poshtë se Kosova, në vendin 65. Ndërsa më keq në rajon renditet Maqedonia, në vendin e 87. Sipas këtij hulumtimi, në pesë vendet e para janë Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Zvicra.
Ndërsa në vendet e rajonit më së miri paraqitet Sllovenia e cila renditet në vendin 14, e më pas Kroacia në vendin 26. Shtetet me renditjen më të keqën janë Afganistani në pozitën 161 dhe e fundit është Siria në vendin 162.
www.voal-online.ch
|