KOALICIONI AKUZON QEVERINË PËR VENDIME ANTIKUSHTETUESE
E Mërkurë, 08.06.2014, 09:04am (GMT+1)
I propozuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria në largim po e keqpërdor periudhën deri në konstituimin e institucioneve të reja, shkruan sot Koha Ditore.
Kritikat ndaj kabinetit Thaçi ai i bëri të martën, pas takimit që pati me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj. Ata kanë diskutuar për vendimet që po i merr Qeveria në detyrë, vakuumin e krijuar institucional dhe programin e tyre qeveritar. Të tre janë pajtuar se vendi gjendet në krizë të thellë politike e ekonomike.
Haradinaj ka thënë se koalicioni është i shqetësuar për vonesat në formimin e institucioneve dhe për vendimet e paligjshme që po merren ndërkohë.
www.voal-online.ch
|