E Hënë, 04.28.2025, 09:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QEVERIA KËRKON NDËSHKIM PËR FAJTORËT - NUK DEL ME QËNDRIM PËR FULLANIN

E Mërkurë, 08.06.2014, 12:59pm (GMT+1)


TIRANË - Rreth dy javë pasi u bë publike vjedhja e një shume të madhe parash në Bankën e Shqipërisë, dhe protestave civile, reagoi këtë mërkurë për herë të parë Këshilli i Ministrave.
Në një deklaratë për shtyp, Qeveria e konsideroi një akt të rëndë kriminal, vjedhjen e thesarit ndaj i kërkoi Prokurorisë të bëjë detyrën që një akt i tillë të mos përsëritet më.

Në deklaratën për shtyp, qeveria kujton marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, trofe që u fitua sipas këshillit të ministrave sepse respektohen institucionet e pavarura, ku mes tyre rreshtohet dhe Banka e Shqipërisë.

Po kështu, Këshilli i Ministrave një përgjigje e pati dhe për protestat civile që kërkojnë shkarkimin e Ardian Fullanit si Guvernator i BSH. Në deklaratë citohet se qeveria cmon nevojën e ndëshkimit të fajtorëve.

"Prandaj sot, duke mirëkuptuar shqetësimin publik për ngjarjen e rëndë në Bankën e Shqipërisë dhe duke u bashkuar me këtë shqetësim legjitim, Qeveria e Shqipërisë e çmon me rëndësi po aq të madhe qoftë nevojën e një ndëshkimi shembullor nga drejtësia për fajtorët, qoftë nevojën e një qëndrimi shembullor të saj në respekt të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë".

DEKLARATA E PLOTE
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave u diskutua me shqetësim mbi ngjarjen shumë të rëndë të grabitjes së parave në Bankën e Shqipërisë. Qeveria e konsideron këtë akt të rëndë kriminal një sfidë të madhe për drejtësinë në radhë të parë, duke nisur nga Prokuroria që duhet të bëjë një hetim të gjithanshëm, të shpejtë dhe shterues për të ndëshkuar çdo person të përfshirë në krimin tronditës. Ky akt është po ashtu një sfidë e madhe për autoritetin dhe sigurinë e Bankës së Shqipërisë, e cila brenda kuadrit të pavarësisë së vet duhet të garantojë përmes rishikimit të gjithanshëm të rregullave e mekanizmave të funksionimit të brendshëm, mospërsëritjen e asgjëje të ngjashme në të ardhmen. Por ky akt është edhe një sfidë e madhe për pushtetet e tjera vendimmarrëse, Kuvendin dhe Qeverinë, që të analizojnë e të konkludojnë në mënyrë konstruktive e në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare, mbi nevojat e masat e duhura ligjore për të garantuar, në respekt të plotë të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, një sistem solid kontrolli e transparence të veprimtarisë së këtij institucioni kyç për mirëfunksionimin e shtetit shqiptar.

Viti 2014 shënoi për shqiptarët dhe Shqipërinë suksesin e madh të marrjes së statusit të vendit kandidat për Bashkimin Europian. Marrja e statusit erdhi pas kaq vitesh si pasojë e drejtpërdrejtë e vullnetit të kësaj qeverie të Aleancës për Shqipërinë Europiane, për të luftuar korrupsionin e krimin, por edhe për të respektuar dhe nxitur forcimin e pavarësisë së institucioneve që njihen nga Kushtetuta e Republikës si të tilla. Banka e Shqipërisë është njëra prej tyre.

Prandaj sot, duke mirëkuptuar shqetësimin publik për ngjarjen e rëndë në Bankën e Shqipërisë dhe duke u bashkuar me këtë shqetësim legjitim, Qeveria e Shqipërisë e çmon me rëndësi po aq të madhe qoftë nevojën e një ndëshkimi shembullor nga drejtësia për fajtorët, qoftë nevojën e një qëndrimi shembullor të saj në respekt të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.

Qeveria i siguron të gjithë shqiptarët se po e ndjek me shumë vëmendje ecurinë e veprimit të organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të krimit tronditës në Bankën e Shqipërisë dhe është e vendosur të luajë rolin e vet për çdo nisëm që do të mund të nevojitet në funksion të një sistemi të padepërtueshëm sigurie në funksionimin e bankës qendrore të shtetit shqiptar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLICIA ENDE NË KËRKIM TË GANI GECIT (08.06.2014)
KOSOVË - DËSHTIMI NË PARANDALIMIN E RADIKALIZMIT FETAR (08.06.2014)
KOALICIONI AKUZON QEVERINË PËR VENDIME ANTIKUSHTETUESE (08.06.2014)
RAPORTI I GLOBAL PEACE - MAQEDONIA VENDI MË I PASIGURT NË BALLKAN (08.06.2014)
MBYLLJA E UNIVERSITETEVE PRIVATE - REFORMA ARSIMORE SYNON RRITJEN E CILËSISË (08.06.2014)
BLLOKIMI I KUVENDIT VONON LIBERALIZIMIN E VIZAVE (08.06.2014)
ISA MUSTAFA - NUK KA FITUES ME 37 DEPUTETË (08.06.2014)
RIHETIME TË MASAKRAVE TË QYSHKUT, PAVLANIT, LUBENIQIT DHE ZAHAQIT (08.05.2014)
KOALICIONI KRITIKON PDK-në PËR KRIZË INSTITUCIONALE (08.05.2014)
NISIN HETIMET PËR PAKTIN DETAR ME GREINË, PROKURORIA - PROCEDIM PENAL 11 NEGOCIATORËVE (08.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]