| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
AMBASADORJA JACOBSON FLET PËR SFIDËN E TERRORIZMIT - SHPRESOJ SE KUVENDI I RI SË SHPEJTI DO TË MIRATOJË LIGJIN PËR LUFTËTARËT E HUAJ E Mërkurë, 08.06.2014, 06:24pm (GMT1) ![]() Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ka thënë sot se sfida dhe kërcënimi nga terrorizmi ekziston sot kudo. Ajo i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, derisa dorëzoi një donacion për Policinë dhe Doganat e Kosovës. Donacioni vjen nga Programi për Kontrollimin e Eksportit dhe për Sigurinë Kufitare, që për synim ka kryesisht parandalimin e transferimit të armatimit për shkatërrim në masë. "Në kuptimin e luftës kundër terrorizmit, shpresoj se Kuvendi i ri, do të marrë së shpejti përsipër ligjin për luftëtarët e huaj, të cilin Kuvendi paraprak e ka miratuar në leximin e parë, por që ende nuk ka hyrë në fuqi si ligj. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Kosovës", ka thënë ambasadorja Jacobson. Donacioni i dorëzuar sot përmban pajisje në vlerë prej 300 mijë dollarësh amerikanë. Zonja Jacobson tha se në shtatë vitet e fundit, që kur edhe funksionon ky program, qeveria e Kosovës ka përfituar donacione prej 5 milionë dollarësh amerikanë. rel www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||