E Hënë, 04.28.2025, 09:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ARRESTOHET DORIAN ÇOLLAKU - ZYRTARI I DHJETË NË KUADRIN E VJEDHJES NË BANKËN E SHQIPËRISË
Qeveria deklaroi se kjo vjedhje është një akt i rëndë kriminal dhe një sfidë e madhe për drejtësinë

E Mërkurë, 08.06.2014, 06:51pm (GMT+1)



Prokuroria shqiptare arrestoi sot Dorian Çollakun, ish-drejtor i departamentit të emisionit në Bankën e Shqipërisë nën akuzën për shpërdorim detyre, në valën e hetimeve për vjedhjen e një sasie të madhe parash në Bankën e Shqipërisë. Hetuesit argumentuan se gjatë 15 muajve ai nuk ka hartuar asnjë rregullore, apo akt nënligjor për të rritur sigurinë në bankë, dhe me mosveprime ka krijuar mundësi për abuzime.

Ish drejtori i vetëdorëzuar Çollaku është zyrtari i dhjetë që arrestohet pga prokuroria për vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë. Ardian Bitraj akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre, dy janë akuzuar për moskallëzim krimi, Çollaku për shpërdorim detyre, sepse nuk nxorri akte nënligjore për veprimtarinë e departamentit, dhe 6 zyrtarë të tjerë akuzohen për shpërdorim detyre, sepse nuk kanë zbatuar rregulloren e punës.

Po sot Shoqata e Bankave e quajti ngjarje të rëndë vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, por siguroi klientët se veprimtaria e bankave tregtare vijon normalisht. Së bashku me investimet e depozituesve. Veprimtarë të shoqërisë civile bënë të ditur nga ana tjetër se do të vazhdojnë nesër protestat për dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani ose shkarkimin e tij nga autoritetet shtetërore.

Vjedhjen e Bankës së Shqipërisë qeveria e quajti një ngjarje shumë të rëndë dhe se bashkohej me shqetësimin e opnionit publik. Në një deklaratë shtyp pas mbledhjes së sotme qeveria theksoi se ky është një akt i rëndë kriminal dhe një sfidë e madhe për drejtësinë, që të ndriçojë ngjarjen dhe të ndëshkojë çdo person të përfshirë në krimin tronditës. Qeveria tha se në bashkëpunim me parlamentin dhe me institucionet financiare ndërkombëtare, pa cënuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, është nevoja të gjenden masa ligjore që garantojnë kontrolli dhe transparencën e saj. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORJA JACOBSON FLET PËR SFIDËN E TERRORIZMIT - SHPRESOJ SE KUVENDI I RI SË SHPEJTI DO TË MIRATOJË LIGJIN PËR LUFTËTARËT E HUAJ (08.06.2014)
QEVERIA KËRKON NDËSHKIM PËR FAJTORËT - NUK DEL ME QËNDRIM PËR FULLANIN (08.06.2014)
POLICIA ENDE NË KËRKIM TË GANI GECIT (08.06.2014)
KOSOVË - DËSHTIMI NË PARANDALIMIN E RADIKALIZMIT FETAR (08.06.2014)
KOALICIONI AKUZON QEVERINË PËR VENDIME ANTIKUSHTETUESE (08.06.2014)
RAPORTI I GLOBAL PEACE - MAQEDONIA VENDI MË I PASIGURT NË BALLKAN (08.06.2014)
MBYLLJA E UNIVERSITETEVE PRIVATE - REFORMA ARSIMORE SYNON RRITJEN E CILËSISË (08.06.2014)
BLLOKIMI I KUVENDIT VONON LIBERALIZIMIN E VIZAVE (08.06.2014)
ISA MUSTAFA - NUK KA FITUES ME 37 DEPUTETË (08.06.2014)
RIHETIME TË MASAKRAVE TË QYSHKUT, PAVLANIT, LUBENIQIT DHE ZAHAQIT (08.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]