E Hënë, 04.28.2025, 10:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PAS 13 VJETËSH NGA MARRËVESHJA E OHRIT, PËRFAQËSIMI I SHQIPTARËVE ËSHTË SHUMË I ULËT

E Enjte, 08.07.2014, 06:27am (GMT+1)



13 vjet nga firmosja e Marrëveshjes së Ohrit, një ndër shtyllat e saj, parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, i mbetet ende larg normës së garantuar nga kjo Marrëveshje dhe Kushtetuta.

Duke iu referuar vitit 2013, përqindja e shqiptarëve në institucionet shtetërore është 18,1%, ndërsa dinamika e rritjes për të përmbushur shifrat, ngadalësohet çdo vit.

Që nga viti 2007, kur Avokati i Popullit ka filluar të përpunojë raporte rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, numri i shqiptarëve në institucione është rritur për 13 mijë të punësuar, ose vetëm rreth 7 %. Nga ana tjetër, edhe pse përqindja e të punësuarve maqedonas në konkurset e viteve të fundit ka qenë në ulje, numri i përgjithshëm i tyre vazhdon të rritet në vazhdueshmëri. Mbi 32 mijë nëpunës maqedonas janë shtuar në administratën shtetërore që prej vitit 2007. Madje për herë të parë pas 7 vitesh, në vitin 2013 është shënuar rritje edhe e përqindjes së të punësuarve maqedonas. Përqindja e tyre vazhdon të jetë mbi 75%, edhe pse duhet të ulet në 65%, përcjell Alsat.

Edhe më tej, qindra institucione nuk kanë asnjë shqiptarë, ndërsa në institucione kyçe, si gjykatat, prokuroritë publike, Ministrinë e Brendshme, të Jashtme, të Mbrojtjes dhe Financave, përqindja e shqiptarëve mbetet tejet e ulët, madje edhe nën mesataren e përgjithshme. Nëse vazhdon tendenca e viteve të fundit, është e qartë se diskriminimi dhe mos respektimi i parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera.

Faktori shqiptar në Qeveri, nga ana tjetër, edhe më tej nuk po gjen një mekanizëm që t'i sanksiononte institucionet për mos respektimin e këtij parimi, edhe pse prej 3 mandatesh në qeveri, paralajmërohet krijimi i një mekanizmi ligjor që do t'i obligojë të gjitha institucionet që 25% nga numri i të punësuarve t'i kenë shqiptarë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARRESTOHET DORIAN ÇOLLAKU - ZYRTARI I DHJETË NË KUADRIN E VJEDHJES NË BANKËN E SHQIPËRISËQeveria deklaroi se kjo vjedhje është një akt i rëndë kriminal dhe një sfidë e madhe për drejtësinë (08.06.2014)
AMBASADORJA JACOBSON FLET PËR SFIDËN E TERRORIZMIT - SHPRESOJ SE KUVENDI I RI SË SHPEJTI DO TË MIRATOJË LIGJIN PËR LUFTËTARËT E HUAJ (08.06.2014)
QEVERIA KËRKON NDËSHKIM PËR FAJTORËT - NUK DEL ME QËNDRIM PËR FULLANIN (08.06.2014)
POLICIA ENDE NË KËRKIM TË GANI GECIT (08.06.2014)
KOSOVË - DËSHTIMI NË PARANDALIMIN E RADIKALIZMIT FETAR (08.06.2014)
KOALICIONI AKUZON QEVERINË PËR VENDIME ANTIKUSHTETUESE (08.06.2014)
RAPORTI I GLOBAL PEACE - MAQEDONIA VENDI MË I PASIGURT NË BALLKAN (08.06.2014)
MBYLLJA E UNIVERSITETEVE PRIVATE - REFORMA ARSIMORE SYNON RRITJEN E CILËSISË (08.06.2014)
BLLOKIMI I KUVENDIT VONON LIBERALIZIMIN E VIZAVE (08.06.2014)
ISA MUSTAFA - NUK KA FITUES ME 37 DEPUTETË (08.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]