| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
AKSIDENTOHET NË GJERMANI FUTBOLLISTI I PËRFAQËSUESES SË KOSOVËS ILIR AZEMI E Enjte, 08.07.2014, 01:37pm (GMT1) ![]() Sulmuesi nga Kosova i skuadrës gjermane Greuther Furthit, Ilir Azemi, ka pësuar një aksident të rëndë në Nyrnberg të Gjermanisë dhe është lënduar rëndë. Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Azemi, është në gjendje të rëndë në spital, pas aksidentit që pësoi në mëngjesin e sotëm, transmeton KP njoftimin e gazetës Bild. Azemi ishte me një veturë të tipit Audi, me të cilin është përplasur në një furgon në rrugët e Nurnbergut. Për pasojë ai ka mbetur i ngujuar në veturë dhe është dashur të intervenojë njësia emergjente për ta nxjerrë atë nga vetura. Sulmuesi Azemi tani është nën përkujdesje intensive të mjekëve të Spitalit të Nurnbergut. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||