VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOT PETICION PARA PARLAMENTIT PËR SHKARKIMIN E 'DON FULLHANIT' - EJANI DHE NËNSHKRUAJENI

E Premte, 08.08.2014, 09:42am (GMT1)



TIRANE - Revolta e shoqërisë civile për dorëheqjen ose shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve, do të zhvendoset paraditen e sotme rreth orës 11:00 para Parlamentit.

Ishin vetë protestuesit, të cilët qëndruan dje 6 orë në para zyrave të selisë qendrore të BSH në Tiranë, të cilët njoftuan se protestat do të vijojnë dhe këtë herë para Parlamentit. Këtë herë, krahas protestës, shoqëria civile do të jetë edhe në pritje të firmave të qytetarëve, pasi pritet që të nënshkruhet një peticion.

Ky peticion, siç theksuan protestuesit, do të jetë aty për të shprehur vullnetin e sovranit e kështu për t'i kërkuar Kuvendit mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme për shkakrimin e Fullanit.

Në këtë mënyrë protestuesit kanë vendosur që të ushtrojnë më shumë presion ndaj politikës, për dorëheqjen e Fullanit, dhe për arritjen e synimit, për një seancë të jashtëzakonshme, është e nevojshme mbledhja e Byrosë së Parlamentit, e cila jep verdiktin e saj.



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.