VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FERIZAJ - CERTIFIKOHEN KADETËT E SHBA DHE TË FSK

E Premte, 08.08.2014, 05:44pm (GMT1)



Në kazermën "Skënderbeu" në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, është mbajtur ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së dhe kadetëve amerikanë të cilët bashkërisht realizuan kursin për zhvillimin dhe avancimin e gjuhës angleze dhe bashkëpunimin për mësimin e kulturave të ndryshme.

Me këtë rast, Atashehu Ushtarak i Ambasadës Amerikane kolonel Chad Butts, tha se "ndihem mirë që shoh se kadetët amerikanë janë krahë për krahë me pjesëtarët e FSK-së dhe ky program ka shërbyer për të marrë njohuri të reja. E vlerësoj këtë program nga i cili besoj të dyja palët kanë pas një eksperiencë të mirë dhe kanë mësuar dhe praktikuar gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe. FSK-ja çdo ditë e më tepër është duke u avancuar", ka deklaruar  koloneli Butts, njofton zyra për media e FSK-së.

Ndërsa, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka falënderuar Ambasadën Amerikane në Prishtinë, e cila sipas tij, ka dhënë një kontribut të veçantë për organizimin e këtij trajnimi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.